Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaZot na ruaj/ Mbi 10 mijë viktima nga koronavirusi në Itali, 889...

Zot na ruaj/ Mbi 10 mijë viktima nga koronavirusi në Itali, 889 persona humbën jetën gjatë orëve të fundit

Autoritetet italiane kanë përditësuar të dhënat mbi situatën e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.

Dje ishte dita më vdekjeprurëse nga koronavirusi në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 viktima brenda një dite, ndërsa sot është vënë re një ulje e lehtë e numrit të viktimave, por shifrat mbeten tejet të frikshme dhe të larta.

Mbrojtja Civile ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 889 persona.

Numri total i viktimave nga Covid-19 në Itali ka shkuar këtë të shtunë në 10,023.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka shkuar në 92,472.

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur edhe numri i rasteve të reja me korovirus. Këtë të shtunë janë konfirmuar 5974 raste të reja, ndërsa dje ishin rreth 1 mijë më pak.

Numri total i rasteve aktive me Covid-19 ka shkuar në 70,065.

Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 12,384 persona janë shëruar plotësisht nga Covid-19, në Itali.

Sipas shifrave zyrtare, 3856 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments