Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev: Populli duhet ta sjellë vendimin nëse do të mbetemi në...

Zoran Zaev: Populli duhet ta sjellë vendimin nëse do të mbetemi në rrugën e duhur


Populli duhet ta sjellë vendimin nëse do të mbetemi në kursin e vërtetë, në rrugën drejt integrimeve tona, edhe njëherë ta konfirmojmë se ne dëshirojmë në BE, jo për shkak se duhet të jemi vetëm anëtare, por për shkak të vlerave evropiane, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për televizionin 24.

I pyetur se pse zgjedhje të reja, Zaev tha se momenti politik në shtetin tonë dhe pjesa e rënuar e ëndrrës për në NATO dhe për integrimet në BE kanë bërë që ai ta ndryshojë qëndrimin se duhet të shkohet në zgjedhje.

“Duhej t’i dërgonim dy lloj mesazhesh. I pari është për Bashkimin Evropian. Radhës tjetër ta dinë se ka reflektime të drejtpërdrejta në shtëpi. Populli ynë ka të drejtë të sjellë vendim, unë nuk dyshoj në këtë vendim, por populli duhet ta sjellë këtë vendim”, deklaroi Zaev.

Flower

Mesazhi i dytë tha Zaev është ai që nuk guxojmë të lejojmë si shtet të shkaktojmë gjendje të tjera deri në samitin e majit në Zagreb.

“Sinqerisht kam frikë se mund të paraqitet një nacionalizëm dhe radikalizëm i tepruar, i cili do të ishte provokativ brenda vendit në aspektin ndëretnik, por do të ishte provokativ edhe jashtë. Në rrethana të tilla kur zemërimin dhe padrejtësinë e ndjejnë të gjithë mund të shkaktojë retorikë brenda vendit që do të ishte provokim përkatës në Greqi, në Bullgari që në samitin e majit në marrëveshjet e nënshkruara të ndodh ndonjë problem”, deklaroi Zaev.

Në pyetjen nëse me atë që po shkohet në zgjedhje të parakohshme gjegjësisht po tenton që vëmendjen ta tërheqë prej reformave të pambaruara, Zaev thotë se Qeveria e tij ka mangësi por megjithatë ka zbatuar reforma.

“Dëshmi janë marrëveshjet që i kemi arritur. Kemi një pronar të TV-së dhe një prokurore në burg, vetëm kësisoj mund të na përparojë shteti”, theksoi ai.

Potencoi se janë sjellë ligjet për reforma në sistemin gjyqësor dhe siç thotë tani veprohet më ndryshe se para tre vitesh.

Thotë se nuk e kopjon Nikolla Gruevskin, i cili pas suksesit në samitin në Bukuresht në vitin 2008 shkoi në zgjedhje të parakohshme, ai është në vitin e katërt të mandatit, Gruevski këtë e ka bërë në vitin e dytë dhe siç tha e ka bërë pas një mossuksesi.

“Ne këtë e bëjmë pas sukseseve të njohura nga e gjithë bota. Të gjithë në mënyrë unanime me konsensus e pranuan se për shkak të çështjeve të tyre të brendshme të pazgjidhura nuk e morëm datën e pritur, por bota e pranoi se ne do të jemi anëtare e NATO-s për disa muaj, flasim për performanca në ekonomi në kohën kur janë zgjidhur çështjet bilaterale”, shton ai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments