Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev: Janë arritur marrëveshjet e duhura për pranimin e patentë shoferëve...

Zoran Zaev: Janë arritur marrëveshjet e duhura për pranimin e patentë shoferëve mes Maqedonisë dhe Gjermanisë

Kryeministri Zoran Zaev përmes një statusi në rrjetin social facebook ka njoftuar se janë bërë marrëveshjet e duhura për të njohur patentat e shoferëve me Maqedonisë dhe Gjermanisë.
“Kemi miratuar deklaratën për pranimin e lejeve të vozitjes në mes Maqedonisë dhe Gjermanisë. Në seancën e 76 e kemi miratuar raportin e negociatave me tekst të harmonizuar për Deklaratën e përbashkët me qëllim qe Qeveria e Maqedonisë, e përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria Federale për Komunikacion dhe infrastrukturë digjitale të RF të Gjermanisë për procedura për zëvendësimin e patentë shoferëve.

Kjo paraqet fazën e fundit para nënshkrimit të Deklaratës nga të dy ministrat, me çka zyrtarisht do të hyjë në fuqi. Lejet e vozitjes do të jenë të pranuara personave të rritur me patentë shoferi, e dhënë nga organet kompetente në Maqedoni dhe Gjermani të cilët kanë vendqëndrim në territorin e Maqedonisë (më së paku se 180 ditë, të një viti kalendarik) ose në territorin e Gjermanisë (më së paku 185 ditë në vit)” shkruan Zaev.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments