Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniZoga e Shqipërisë e bëri me fëmijë një fshat të Serbisë

Zoga e Shqipërisë e bëri me fëmijë një fshat të Serbisë

Nga Ojkovica e Epërme te Shtitkova, largësia është 13 kilometra. Në këtë pjesë të Nova Varoshit të ngufatur nga varfëria, janë vetëm tre fëmijë. Të gjithë në shtëpinë e Timotijeviqëve dhe të gjithë nga një nënë – shqiptare. Është martuar në këtë vend duke e ndërruar bregdetin e vet të rrafshët me këto kodrina të largëta në atdhe të huaj.

Zoge Lajthia e ka emrin, ndërsa e thërrasin Zorica (Agime). Të afërmit e burrit të saj janë shumë falënderues për nusen që djali s’u mbeti i pamartuar dhe që u solli pasardhës, transmeton Koha.net.

“Unë e kam zemrën mal, por më dhemb shpirti kur shoh se pak më larg nuk ka më fëmijë. Kur flasin për mua, nuk thonë “ai që u martua me shqiptaren”, por ai që ka fëmijë, dhe e theksojnë – tre. Sikur të kem nuk e di çfarë mrekullie e jo fëmijë. Pikëllimi është më i madh kur të njohin vetëm me faktin se je baba, pasi që në gjithë anën tonë nuk ke ku të shkosh për gëzim, pasi që pas një kohe të gjatë jam i pari në shtëpinë e të cilit u dëgjua vaji fëmijës, pasi edhe një kohë të gjatë do të mbetem i fundit që e ka përkundur djepin, thotë për gazetën “blic” Radosav Timotijeviq, bashkëshort i Zogës – Zoricës.

I biri i tyre më i madh, Bojani, është katër vjeçar. Nuk ka shok dhe nuk do të ketë derisa të shkojë në shkollë. Vëllai i tij Dobrivoje sapo i ka mbushur dy vjet e motra e tyre Jovana i ka gjashtë muaj.

Radosavi nuk deshi të mbetet përgjithmonë beqar dhe vendosi të martohej. Kishte vajza që donin të shkonin me të, por asnjëra nuk donte të shkonte në fshat. Nuk donin opinga, qëndrimi në stallë për to ishte i gërditshëm, donin të mbeteshin qytetare jo katundare. Nuk i kanë mbetur merak Timotijeviqit, sepse asnjëra nuk do të ishte siç është Zoga e duke e ditur se ç’lodhje sjellin punët në fshat, kuptohet pse femrat duan të qëndrojnë vetëm në qytet dhe ai iu jep të drejtë atyre.

“Shkova në Çaçak. U njoha me një shqiptare, ajo ma tregoi foton e motrës së vet. I thashë, po dua… Shkova në Shqipëri, e fejova Zogën, 12 vjet më e re nga unë. Pranoi… Gëzim i madh kur e dërgova në shtëpi, nëna Jela dhe babai Slobodan kërcyen nga lumturia e gëzimi. Zoga ua hoqi gurin e madh nga zemra e gëzimi u bë edhe më i madh kur nisi lindja e fëmijëve, tregon Radosavi

Bashkëshortja e tij më së vështiri e kishte me gjuhën, klimën malore dhe terrenin . Për këto vite, thotë Radosavi, Zoga serbishten e mësoi për notën pesë.

“Poshtë tek unë ka rrafshina e këtu kodër më kodër. Kam jetuar pranë detit, ku nuk ka dimër e këtu borë bie deri në shokë. S’e kam problem fshatin, sepse në fshat jam rritur. Kushtet e jetesës nuk m’u dukën të rënda, mjerim atje, mjerim këtu”, thotë nëna e tre fëmijëve.

Zoga mjel lopët, bën djathë, kos, përgatit, pastron, punon barabar me burrin në ara. Ndryshe në fshat edhe nuk bën, sidomos nëse familja jeton nga bujqësia. Veç këtyre, ajo kujdeset edhe për familje.

“Ta shohësh Zoricën time kur i mbreh qetë dhe barabar me mua pret e ngarkon dru, pastron rrugën. Në dimrin e shkuar na u sëmur djali i madh dhe deri te rruga janë 2.5 kilometra. E barta pak dhe u ndala të pushoj, ajo e mori në krahë. I bërtita: “Mos, je shtatzënë, nuk guxon”. Ajo nuk më dëgjoi. Më shpejt ecte ajo me djalë në krahë sesa unë”, e lavdëroj bashkëshorten e Timotijeviq.

“Nuk është vetëm për skamja. Do të punonim natë e ditë për t’i ushqyer fëmijët, do ta ndanim edhe kafshatën e bukës nga goja, por është diçka tjetër. Shkolla më e afërt nga këtu është 7 kilometra, gjysma e rrugës nëpër mal. Fëmijët shpejt do të na rriten për shkollë, e duhet pritur e përcjell një nga një. E kush do të merret pastaj me të katërtin e të pestin, ankohet Radosavi.

Ai flet edhe më shumë për bashkëshorten, për jetën e vështirë në fshat.

Për të gjitha ka përgjigje, jo vetëm për njërën: A do të shkonte Zoga në Ojkovicën e Epërme sikur ta dinte se ku po shkonte?

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments