Zjarri shkrumbon shtëpinë në Rrajcë, familja me 6 anëtarë në qiell të hapur
Shqipëri, Slider

Zjarri shkrumbon shtëpinë në Rrajcë, familja me 6 anëtarë në qiell të hapur

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri,
dje në mbrëmje në Rrajcë të Prrenajsit.

Mësohet se shtëpia në pronësi të Musa Bogdanit është djegur plotësisht, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses.

Nga zjarri janë rrezikuar edhe disa shtëpi aty pranë.

Në shtëpi jetonin 6 anëtarë të një familje të cilët kanë mbetur në qiell të hapur. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit.

September 26, 2018
Struga Ekspres