Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZiadin Sela vendos pasurinë e tij si garanci për të nxjerrë Alimin...

Ziadin Sela vendos pasurinë e tij si garanci për të nxjerrë Alimin nga paraburgimi/Dokument

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela edhe zyrtarisht ka vënë si garanci shtëpinë dhe pasurinë e tij për të nxjerrë nga paraburgimi pjestarin e sigurimit të Kuvendit, Abdylfeta Alimi, i cili natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë ishte përkujdesur për shpëtimin e tij.

Sipas dokumentit të siguruar nga INA, shihet se si Sela ka vënë hipotekë dhe garanci shtëpinë e tij në Livadhi të Strugës si dhe pronën tjetër shoqëruese. Ai këtë e ka bërë përmes procedurës ligjore.

Abdylfeta Alimi po vuan masën e paraburgimit prej 30 ditëve. Burime nga mbrojtja e tij bëjnë të ditur se ai dyshohet për “mos veprim” në detyrë zyrtare natën e 27 prillit në Kuvend dhe jo për bashkëpunim me personat e dyshuar për krim të organizuar.

Duke pasur parasysh faktin se Alimi ndodhej jashtë vendit më 28 nëntor, kur edhe u bastis shtëpia e tij, mbrojtja masën e paraburgimit e quan si të pa bazë për tre arsye mbi të cilat edhe do të ankimojë në Këshillin Penal.

Kundërshtimet e mbrojtjes

Vullnetarisht është paraqitur në Gjykatë dhe nuk pretendon arratisjen
Nuk mund të përsëris veprën sepse nuk është më i punësuar si sigurim i Kuvendit
Nuk ka ambicie të ndikoj ndaj hetimit dhe dëshmitarëve
Alimi deri më 27 prill ishte i punësuar si sigurim i Kuvendit, por për shkak të dyshimeve për “mos veprim” ai u pezullua nga MPB për t’u emëruar më pas nga ana e Zijadin Selës si sigurim i tij personal. Për veprën “cenim terrorist të rendit Kushtetues dhe sigurisë” përveç Abdylfeta Alimit dyshohen edhe 33 persona të tjerë, shumica prej tyre në paraburgim, përfshi edhe tre deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski, Sashe Vasilevski, Ljuben Arnudov si dhe ish drejtori i BSP-së Mitko Çavkov bashkë me organizatorët e protestave, agjentët e DSK-së dhe të dyshuar tjerë. Çavkov dhe disa të akuzuar të tjerë janë lënë të lirë dhe u është hequr masa e paraburgimit pas garancive dhe kuacionit të dhënë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments