Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZbatimi i gjuhës shqipe/ Tahir Hani: Kemi mungesë të përkthyesve, si problem...

Zbatimi i gjuhës shqipe/ Tahir Hani: Kemi mungesë të përkthyesve, si problem shfaqet edhe mungesa e inspektorëve


Gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ende nuk është formuar Inspektorati Shtetëror, për respektimin dhe zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe nëpër institucionet e vendit. Qeveria dhe Ministrinë e Drejtësisë, përgjegjëse për themelimin e këtij organi, thonë se procedura për përpilimin e versionit përfundimtar të propozim-ligjit ka filluar. Versioni fillestar është shpallur në Regjistrin Elektronik më 28 maj, por më pas është dashur të tërhiqet.

Kemi vërejtje nga Këshilli i Inspektorateve, vërejtja kryesore e tyre bazohet në faktin që Ligji për Inspektoratin do të duhet të harmonizohet me Ligjin për Inspektim. Në këtë drejtim presim që pas publikimit të afatit prej 20 ditësh të publikimit të ligjit në Regjistrin Elektronik, Ministria e Drejtësisë merr parasysh vërejtjet e institucioneve, do të përgatis variantin final dhe shpresoj se brenda këtij muaji do të fillojë procedura qeveritare- deklaroi Tahir Hani- zv.sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë.

Ligji për themelimin e Inspektoratit nuk është e vetmja sfidë që lindi me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Sfida tjetër janë kapacitet e nevojshme profesionale që institucionet përgjegjëse për zbatimin e drejtë të ligjit të gjuhëve të luajnë plotësisht dhe në mënyrë profesionale rolin e tyre. Përveç mungesës së përkthyesve, si problem shfaqet edhe mungesa e inspektorëve.

Ky është sfidim, pra zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është sfidim për të gjithë shoqërinë, për të gjitha institucionet, sepse ne për çdo ditë përballemi me probleme në drejtim të kapaciteteve profesionale të përkthyesve, kapaciteteve profesionale të kuadrit që do të duhet të bëjë harmonizimin e të gjitha akteve ligjore me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. 05:41 Do të duhet të kemi edhe inspektorë të licencuar, të cilët do të duhet të përcjellin dinamikën e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve- tha Tahir Hani- zv.sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë.

Zëvendës sekretari i Qeverisë, Tahir Hani, thotë se brenda një viti, deri më 14 janar të vitit të ardhshëm, do të bëhet harmonizimi i të gjitha akteve ligjore dhe nënligjore me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Deri atëherë shpreson se do të bëhet edhe vënia në funksion e Inspektoratit. Pak kohë më parë zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, tha se ky Inspektorat do të përshtatej më mirë në kompetencat e Ministrisë për Sistem Politik. Megjithatë autoritetet kanë shfaqur dilema rreth kësaj ideje pasi siç thonë për diçka të tillë duhet të bëhen ndryshime ligjore dhe kjo do të kërkonte kohë shtesë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments