Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaevit i shtohen 12 deputetë! A po e humb peshën vota shqiptare...

Zaevit i shtohen 12 deputetë! A po e humb peshën vota shqiptare ?!

Ka shkuar në 12 numri i deputetëve që janë larguar nga koalicioni opozitar i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, i cili nga 51 deputetë sa kishte ka mbetur me 39. Fillimisht nga partia ishin përjashtuar 8 deputetë të cilët mbështetën ndryshimet kushtetuese, por të pakënaqur me këtë vendim si dhe me qasjen e partisë ndaj procesit me Marrëveshjen me Greqinë, janë larguar edhe katër të tjerë, thuhet në raportin e Radios Evropa e Lirë.

Nga VMRO-ja për këtë kanë akuzuar partitë në pushtet se “me kërcënime e shantazhe të ulëta kanë marrë mbështetjen për marrëveshjen kapitulluese”. Por, deputetët e përjashtuar dhe ata të larguar, kanë denoncuar kërcënime të ndryshme, që sipas tyre kanë ardhur nga struktura të ndryshme. Disa prej tyre tashmë po ruhen nga policia, ndërsa kanë nisur edhe procedura gjyqësore që konfirmohet edhe nga ministrja e Drejtësisë, Renata Dskoska.

“Ata që shkruanin nekrologji dhe i ngjitnin para dyerve të LSDM-së, tani kërcënojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së, që votuan për ndryshimet kushtetuese. Këta nuk janë individ, por një grup mirë i organizuar. Kemi dëgjuar për kërcënimet ndaj nënkryetarit të përjashtuar të VMRO-së. Këto kërcënime jo vetëm që duhet të procedohen nga institucionet, por edhe të debatohet për to në opinion, pasi krijojnë një atmosferë të keqe”, ka deklaruar Deskoska, ndërkohë organet e hetuesit kanë urdhëruar ngrirjen e pasurisë së VMRO-së, respektivisht të 69 objekteve të cilat nuk do të mundet të shiten apo jepen me qira, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime financiare.

Për zhvillimet në VMRO, disa nga ish-anëtarët e saj akuzojnë kreun e partisë, Hristijan Mickovski se interesat shtetëror i ka vendosur mbi ato partiake, ndërsa kërkojnë mbajtjen e një kongresit të jashtëzakonshëm.

“Është e qartë se tani nuk e intereson as partia e as shteti, por se si të shpëtojë lëkurën e tij. Tani dy grupet nuk zgjedhin metoda që vetëm e vetëm ta grabisin partinë dhe ta kenë si mbulesë, apo që sërish të përfitojnë prej saj. Derisa të mos ketë një kongres urgjent për të pastruar me të gjithë elementët e dëmshëm, partia çdo ditë e më tepër dëmet do të jenë të mëdha, si për partinë, ashtu edhe për shtetin”, thotë Jove Kekenovski, ish-drejtues i lartë i VMRO-së .

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments