Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaevi në pritje të Selës, a do të ketë rokadë të ministrive,...

Zaevi në pritje të Selës, a do të ketë rokadë të ministrive, kush çka do të përfitojë?!

Kryeministri Zoran Zaev po e pret kreun e ASH, Ziadin Sela të kthehet nga Amerika dhe të finalizohet gjithçka sa i përket ndarjes së resorëve ministror dhe finalizimin e pazarllëqeve se kush çka do të marrë për të qeverisur. Kjo pasi që Shëndetësinë ku ishte Arben Taravari e kërkon LSDM, ku pritet të ulet një kuadër i saj nga Qendra Klinike e Shkupit.
Ndërsa në këmbim, Aleanca për Shqiptarët do të përfitojë Ministrinë e Drejtësisë ose Ministrinë e Arsimit. Por në lojë është edhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Zërat për këto ndryshime janë paralajmëruar edhe nga javorja Fokus, e cila ka lansuar disa kalkulime.

Ministrja aktuale e Arsimit, Renata Deskoska do të mbetet ministre, por do të bëjë transfer në resor tjetër, kështu që nga Ministria e arsimit do të ulet në kolltukun e ministrit të drejtësisë, shkruan Fokus duke u thirrë në burime jozyrtare.

Sipas këtyre informacioneve, ministrinë e arsimit do ta marrë BDI, kurse vendin vakant të zëvendësministrit te arsimi do ta marrë LSDM.

Mirëpo burime partiake thonë se po shqyrtohet edhe një variant tjetër për rrokadë në qeveri. Sipas këtyre burimeve, LSDM do ta marrë drejtësinë, BDI ministrinë e shëndetësisë, kurse Aleanca për Shqiptarët do ta marrë ministrinë e arsimit. Para dhjetë ditëve edhe kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi rikonstruim të mundshëm të qeverisë, në rast se ministri i shëndetësisë zgjedhjet nga radhët e ndonjë partie tjetër, e jo nga radhët e Aleancës.

Sipas TV ALSAT mësohet se së fundi në bisedimet mes partnerëve është hedhur edhe mundësia e një posti të ri, të një zv/kryeministri, që do t’i jepej partisë së Zijadin Selës.

Në bisedimet për qeverinë, deri tani e betonuar mbetet vetëm ministria e Pushtetit Lokal që vazhdon t’i mbetet Vesel Memedit.

Në kuadër të reformimit të mundshëm qeveritar, përflitet që ministria e Drejtësisë, si një nga resorët me më shumë punë në përmbushjen e reformave të kërkuara nga Brukseli, të kalojë në duart e LSDM-së, me ndonjë shkëmbim tjetër ministror me BDI-në. Megjithatë, edhe kjo mundësi është ende në fazën e diskutimeve të brendshme mes partnerëve./INA

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments