Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev: Vendin e zëvendëskryeministrit për reforma do ta ruajë për Aleancën për...

Zaev: Vendin e zëvendëskryeministrit për reforma do ta ruajë për Aleancën për Shqiptarët

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se vendin e zëvendëskryeministrit për reforma do ta ruajë për Aleancën për Shqiptarët, ndërsa vendet e zbrazëta të zëvendësministrave nga kjo parti të cilat dje dhanë dorëheqje do të plotësohen pas Vitit të Ri.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, kryeministri Zaev tha se vendi i zëvendëskryeministrit për reforma është vend i rëndësishëm i nënkryetarit.

“Nënkryetari i Qeverisë për reforma do të thotë ta koordinojë madje edhe Zaevin, ta koordinojë edhe ministrin e Drejtësisë, ministrin e Punëve të Brendshme, ministrin për çështje evropiane dhe ministritë e tjera adekuate. Suksesi i reformave të një partie të vogël do t’ia japë një vend më lart në pozicionimin e saj”, theksoi Zaev duke shtuar se Aleancës për shqiptarët i janë dhënë institucione serioze si Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor, Shërbimi pronësor-ligjor, Agrobursa etj.

Ai theksoi se nuk ka negociuar me PDSH-në dhe se për takimin e fundit me liderin e partisë Menduh Thaçi opinioni është informuar, por nuk e përjashtoi mundësinë që të bisedohet pas Vitit të Ri.

“Ndoshta do të ketë bisedime pas Vitit të Ri. Nuk do të jem i nderuar nëse nuk them se dëshiroj në vend të 61 të kem 65 deputetë që do të thotë edhe shumicë më stabile parlamentare. Unë do të vazhdoj të bisedoj edhe me parti më të vogla politike dhe përgjegjësinë e këtyre dikastereve duhet ta sistemoj”, theksoi kryeministri Zaev.

Një pjesë e vendeve të zbrazëta, siç theksoi, do t’u jepen partive më të vogla. Zaev shpreson se deri në 15 janar do të plotësohen të gjitha vendet e zbrazëta të cilat janë nën kompetencë të Qeverisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments