Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev paralajmëron rritjen e rrogave për arsimtarët

Zaev paralajmëron rritjen e rrogave për arsimtarët


Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se nesër do të ketë takim me Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) në të cilin, siç thotë, beson se do të gjindet zgjidhje për pagat e kuadrit arsimor, ndërsa për shkak të së cilave kjo Sindikatë paralajmëroi grevë të përgjithshme. Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve Zaevi theksoi se pagat e mësimdhënësve gjatë mandatit të Qeverisë aktuale janë rritur për 10 për qind, ndërsa në negociatat me SASHK-un kanë ofruar edhe dhjetë për qind rritje. “Është fakt se 11 vjet VMRO-DPMNE ka bërë rritje prej dhjetë për qind dhe është fakt se për dy vjet e pesë muaj kjo Qeveri ka bërë rritje prej dhjetë për qind apo në mënyrë kumulative 10,8 për qind. Në rrethana të këtilla mblodhëm forca sepse me nder e udhëheqim shtetin dhe ka para në këtë buxhet, nuk shpenzohen për marrëzira. I dërguam mesazh SHAK+ut dhe të gjithë mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve të arsimit fillor të mesëm dhe të lartë, se jemi këtu të bëjmë përpjekje të sigurojmë më shumë para. Ofruam edhe dhjetë për qind dhe kjo në përgjithësi është 21,4 për qind të llogaritur në mënyrë kumulative”, tha Zaevi para deputetëve. Siç potencoi, asnjëherë për një kohë të shkurtër nuk është ofruar dhe beson se në negociatat midis SASHK-ut dhe ministrit të Arsimit Arbër Ademi do të gjindet zgjidhje. “Nesër kam takim së bashku me ta , besoj se do të gjejmë zgjidhje edhe atë falë kësaj që Buxheti ka përcaktuar para dhe ka resurse personale pikërisht nga paratë e qytetarëve pa asnjë denar huamarrje. Kjo që deri më tani është ofruar e kalon pagën mesatare, pagën më të ulët mesatare në arsim të jetë më e madhe nga paga mesatare në shtet. Besoj se do të gjindet zgjidhje midis mësuesve, arsimtarëve, profesorëve, të përfaqësuar përmes SASHK-ut dhe sindikatave të tjera dhe ministrit të Arsimit”, shtoi Zaevi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments