Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev: Inspektorati i Punës do të marrë urdhër personalisht nga unë që...

Zaev: Inspektorati i Punës do të marrë urdhër personalisht nga unë që të hetojë punën e BFI-së (VIDEO)

Në Kuvendin e Maqedonisë, deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, ka shtruar çështjen për udhëheqësin e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoni, Sulejman Rexhepi.

“A do të futet ndonjëherë Inspektorati i Punës në BFI, a do t’u paguhet imamëve pension invalidor? Policia Financiare a do të futet të kontrollojë si menaxhohet BFI-ja”, ka pyetur Zekiri.

“Nëse jemi të gjithë të barabartë, a është arushë e mbrojtur, Sulejman Rexhepi, i cili punon në mënyrë të paligjshme. Ai u kthye në BFI me kallashnikovë dhe u vendos aty përjeshtësisht. Institucionin e shndërroi në pashallëk të tij. Ai është i kriminel dhe i pandershëm për shkak të mënyrës se si udhëheq”, tha Zekiri.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev i është përgjigjur:

“Qeveria ka marrëdhënie të mira me të gjitha bashkësitë fetare dhe ne jemi kompetent të përfshihemi në punën e tyre, duke pasur parasysh sekularitetin e shtetit. Por Inspektorati i Punës do të marrë urdhër personalisht nga unë që të hetojë punën e BFI-së. Por jo vetëm në BFI, por edhe në bashkësitë tjera fetare”, tha Zaev.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments