Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev: Është ruajtur kombi dhe gjuha maqedonase

Zaev: Është ruajtur kombi dhe gjuha maqedonase

Gjatë konferencës për gazetarë, kryeministri Zoran Zaev deklaroi se emri Republika e Maqedonisë së Veriut është definuar qartë dhe është për përdorim të përgjithshëm. Ai ka deklaruar se marrëveshja nuk ka fusnotë dhe se është ruajtur kombi maqedonas dhe gjuha maqedonase,shkruan SHENJA!

“Greqia do t’i dërgojë letër institucioneve ndërkombëtare, hap që do t’i hapë rrugët Maqedonisë për datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me BE-në, dhe ftesë të drejtpërdrejtë për anëtarësim në NATO. Në shtator do të mbahet referendum, ku qytetarët do të vendosin për të ardhmen e tyre, duke thënë ‘PO, për Maqedoninë’. Kthim prapa nuk ka, krahë për krahë me partnerët evropian, anëtarësi në NATO, gjë që garanton investime të reja nga dhe anëtarësi në BE që garanton kushte më të mira, standard më të lartë jetësore për qytetarët tanë”, deklaroi ndër të tjera Zaev.

Ai u ka bërë thirrje partive politike si dhe presidentit Ivanov që të reflektojnë pozitivish për këto çështje, pasi që bëhet fjalë për fatin e vendit dhe për mirëqenien e qytetarëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments