Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev dhe Mickoski do të diskutojnë për zgjedhje të parakohshme

Zaev dhe Mickoski do të diskutojnë për zgjedhje të parakohshme

Takimi i liderëve mund të sjellë përsëri në fokus organizimin eventual të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare por në të, siç mëson Alsat, nuk pritet të diskutohet aspak për ndryshime në Kodin Zgjedhor ose modelin zgjedhor, në përgjithësi. Nga LSDM-ja thonë se cilat do të jenë temat e mundshme të takimit mes Zaevit dhe Mickoskit pritet t’i bëjë të ditura vetë kryeministri gjatë të martës.

Por nga VMRO-DPMNE-ja thonë se nuk do të pranonin takim liderësh pa u diskutuar edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme ishte një ndër kushtet për realizimin e takimit të liderëve.”- theksoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

Përpara thellimit të humnerës mes partive për ligjin e Prokurorisë Publike, ata kishin deklaruar se pas marrëveshjes, në radhë për negociata ishin ligji për regjistrimin e popullsisë dhe Kodi Zgjedhor. Këtë e kishte deklaruar edhe Zaev para takimit të paralajmëruar të liderëve në korrik i cili, në fakt, dështoi.

Duhet të ulemi dhe ta realizojmë sepse unë dhe Mickoski por dhe të gjithë të tjerët thamë se pas zgjedhjeve presidenciale, meqë nuk do të ketë zgjedhje për një vit e gjysëm deri në zgjedhjet e ardhshme, duhet të ulemi dhe të vendosim. Këtu do të diskutojmë edhe për modelin zgjedhor.- kishte deklaruar Zoran Zaev, kryeministër

Thirrje për rishikim të modelit zgjedhor kishte bërë edhe presidenti Stevo Pendarovski. Që nga marrëveshja e Përzhinës, partitë kanë bërë me dije se kanë qëndrime kryesisht të ndryshime në lidhje me sistemin e nevojshëm zgjedhor në vend. Opsionet e përmendura janë sistem me një, tre ose gjashtë njësi zgjedhore, lista të hapura ose të mbylla për deputetë dhe rishikimi i dispozitave për votimin e diasporës.

Fatlume Dervishi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments