Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionz. Zaev dhe z.Tsipros ! (Mos bëni pazare me tokat e Shqipërisë)

z. Zaev dhe z.Tsipros ! (Mos bëni pazare me tokat e Shqipërisë)

z. Zaev dhe z.Tsipros !
(Mos bëni pazare me tokat e Shqipërisë)

Jam e re dhe e kam të vështirë të shkruaj në gjuhët tuaja, por gjithsesi e di që keni zagarë shpirtshitur rreth vetes që do t’ua përkthejnë këtë tekst të shkurtër.
Po afrohet koha që ju të dy të futeni në një histori të re, po afrohet koha që ju të dy të ripagëzoni Truallin e Lashtë Shqiptar, të ripagëzoni një Copë Shqipërie të pushtuar me një emër që do tu përngjante pashallëqeve tuaja sllavo-helene.
Kjo edhe do të ndodh, do të ndodh ngaqë barkshiturit shqipfolës rreth jush kanë harruar se edhe dy vjet, saktësisht më 13 Qershor të vitit 1920, Shqipëria feston 100 vjetorin e krismave të kobures së Avni Rustemit, në Paris.
Po afrohet koha, që kjo festë , diku-diku nëpër “trotuaret” e Ballkanit të bëjë që të “shkëlqejë” gjaku i esat pashëve të rinj.
Mos e merrni për kërcënim fjalën time; nuk di të kërcënoj sepse gjatë gjithë historisë kam qenë e kërcënuar, ndaj është absurde që një fat i këtillë të kërcënojë njerëz fatzinjë si juve. Vetëm se , jam shumë e sigurtë që brezi im, që numëron disa milionë zemrash të indinjuara, nuk do lejojë askënd dhe asnjëherë të bëjë pazare me Truallin e Shqipërisë.
Ndryshe na mallkoftë brez pas brezi gjaku i Nënës Shqipëri

Blerona Brao

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments