Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëXhevrie Tule është një yll i madh që e ka Evropa në...

Xhevrie Tule është një yll i madh që e ka Evropa në Strugë (FOTO)

Super talentja 11 vjeçare Xhevrie Tule është xhevahiri i vërtetë që me plotëkuptimin e fjalës,duhet të krenohet Struga dhe çdo shqiptar nga mbarë trojet shqiptare, shkruan Struga Ekspres.

Talentja e re kudo ku garon duke luajtur mrekullisht në piano me duart e saj të arta,shkëlqen gjithmonë,rrëmben çmimet e më të mirës nga të gjitha viset e ballkanit dhe në Evropë.

Xhevrie Tule edhe në Festivalin e 23-të mbarëkombëtar “EUROPIAN PIANO TEACHERS ASSOCIATON, “PIANISTI I RI” që u mbajtë në Tiranë ku mbi 50 pjesëmarrës pianist nga mbarë Evropa morën pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm, është përsëri super talentja nga Struga që shkëlqeu dhe që rrëmbeu vendin e parë, vlerësim ky që u nda nga juria profesioniste nga Evropa, si nga Italia,Gjermani,Franca dhe Anglia.

Xhevrie Tule tani mban titullin KAMPIONE E EVROPËS për piano për moshat e saj.

Struga sot ka kampionen e madhe në piano që me moshën e saj ne struganët duhet ti themi “Faleminderit,Xhevrie,ne struganët jemi krenar për ty”.

Struga ka kampionen e Evropës për piano, xhevahirin, Xhevrie Tule.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments