Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeUncategorizedVritet tigri që mbyti 13 njerëz

Vritet tigri që mbyti 13 njerëz

Një tigër që kishte mbytur 13 njerëz në Indi është vrarë me armë zjarri nga autoritetet indiane, raporton BBC, transmeton Gazeta Express. Tigri 6 vjeçar kishte arritur t’i kalonte rrethojat në xhunglën e shtetit perëndimor të Maharashtras që para dy vitesh.

Aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve kishim mbajtur një kampanjë për ta mbrojtur tigrin, por Gjykata Supreme e Indisë kishte deklaruar se nuk do të ndërhynte, nëse rojet e pyllit do të ishin të detyruar ta vrisnin tigrin.

Një skuadër e pajisur me gjuajtës të injeksioneve qetësuese në kafshë dhe një i armatosur me armë zjarri ishin vendosur në një makinë, në rrugën ku ishte parë tigri nga banorët.

Në momentin që ekipi e pa tigrin, e gjuajtën me një injeksion qetësues por tigri menjëherë u hodh në sulm dhe ata u detyruan ta qëllonin me armë zjarri.

Thuhet se banorët, megjithatë, do t’ia mbajnë një ceremoni tigrit të vrarë, sipas traditave indiane për kafshët.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments