Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniVritet në mënyrë mafioze ish-avokati i Millosheviqit

Vritet në mënyrë mafioze ish-avokati i Millosheviqit

Një avokat i njohur beogradas, i cili në të kaluarën ka mbrojtur udhëheqësin serb Sllobodan Millosheviq, është qëlluar për vdekje, në stil mafioz, para shtëpisë së tij të shtunën, ka thënë policia.

Dragosllav Ognjanoviq, 57 vjeçar, u qëllua për vdekje para ndërtesës së banesës së tij në lagjen Beogradi i Ri dhe djali i tij 26 vjeç është plagosur në krahun e majtë, ka thënë Ministri e Brendshme serbe në një deklaratë për media, raporton Reuters.

Si avokat i njohur i rasteve kriminale, Ognjanoviq shërbeu në vitet 2000 në ekipin ligjor që ndihmoi në mbrojtjen e Millosheviqit në gjykimin e tij për krime lufte në Gjykatën e Hagës. Millosheviqi vdiq në paraburgim më 2006 para se të merrej vendimi, transmeton Koha.net.

Gjatë viteve, Ognjanoviq ka mbrojtur edhe disa prej figurave kyçe të nëntokës serbe.

Disa anëtarë të njohur serbë e malazezë të rrjeteve të krimit të organizuar janë vrarë në Beograd në dy vjetët e fundit në atë që policia e përshkruan si luftë mes bandash e ndërlidhur me tregun ilegal të drogës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments