Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVMRO hesht,Zaev kerkon doreheqjen e Gruevskit

VMRO hesht,Zaev kerkon doreheqjen e Gruevskit

Asnjë koment nga VMRO DPMNE-ja lidhur me kërkesat e liderit të LSDM-së Zaev, për dorëheqjen e kryeministrit Gruevski dhe Qeverisë së tij. Në komunikatën e mbrëmshme, VMRO-ja theksoi se LSDM-ja vazhdon me skenarin e urdhëruesve të tyre, për ardhje në Qeveri pa përkrahjen e popullit, por nuk i komenton kërkesat për formimin e Qeverisë kalimtare. Zaev kërkoi mbrëmë dorëheqjen urgjente të kryeministrit Gruevski dhe kabinetit qeveritar, për shkak se sipas tij, dëshmitë e publikuara në dy bombat e fundit të opozitës, kanë zhveshur legjitimitetin e Qeverisë. LSDM-ja kërkon Qeveri kalimtare që do të organizonte zgjedhje të lira dhe demokratike, pjesë e së cilës nuk duhet të jetë asnjëri për të cilin ekzistojnë dëshmi se është i përfshirë në krim dhe korrupsion. Zaev kërkon dorëheqje edhe nga Prokurori Publik Marko Zvërlevski.

“Prej këtu nuk ka kthim prapa. Kjo Qeveri nuk ka më legjitimitet. Kjo Qeveri nuk është më Qeveri e Maqedonisë. Nga kjo foltore, në emër të LSDM-së dhe në emër të partnerëve të koalicionit, kërkoj që Qeveria e Nikolla Gruevskit menjëherë të japë dorëheqje, Prokurori Publik Marko Zvërlevski menjëherë të japë dorëheqje, ekipi kryesues i RTVM-së menjëherë të japë dorëheqje. Kërkojmë të formohet format i Qeverisë kalimtare e cila do të ketë mandat ti sigurojë kushtet elementare për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike në Maqedoni”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Kryeprokurori Zvërlevski nuk e komenton  kërkesën e opozitës për dorëheqjen e tij. Ai vlerëson se kërkesa është qëndrim personal i Zaevit dhe partisë së tij. Edhe ministrja e brendshme Gordana Jankullovska nuk sheh arsye për bartjen e përgjegjësisë politike, për shkak se sipas saj, dëshmitë e publikuara janë të krijuara dhe montuara.

“Opozita, më saktë thënë lideri i saj po përballet me dyshime serioze për kryerjen e veprave të rënda penale. Ai po kryen aktivitete që janë në kundërshtim të rregullativës ligjore edhe atë me ndihmën e materialeve të sajuara dhe të marra në mënyrë joligjore, ai po tenton që të krijojë një përshtypje në opinion që nuk korrespondon me realitetin”, tha Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.

Gjatë tribunës së mbrëmshme, lideri i LSDM-së Zoran Zaev paralajmëroi Gruevskin që të heq dorë nga skenarët e zymtë për trazira dhe destabilizim të vendit.

“Dua ta porosis Nikolla Gruevskin, i cili e shoh se ende dëshiron të jetojë me shpresën se gjithçka varet prej tij dhe disa bashkëpunëtorëve të tij. Të mos mendojnë të bëjë ndarje mes njerëzve, të mos mendojnë të bëjnë trazira, të mos mendojnë të kërcënohen dhe shantazhojnë. Të mos mendojnë për skenarët e zi që u sillen në kokë, për destabilizimin e shtetit. Nuk do të lejojmë destabilizimin e Maqedonisë. Mbaroi, Gruevski!”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Paralelisht me Qeverinë kalimtare, Zaev, kërkoi proces të drejtë gjyqësor për aferën e përgjimeve, të monitoruar nga bashkësia ndërkombëtare. Alsat-m

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments