Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVMRO-DPMNE: Zoran Zaev qëndron pas zhvatësve Boki 13 dhe Katicës

VMRO-DPMNE: Zoran Zaev qëndron pas zhvatësve Boki 13 dhe Katicës

Shantazhet për miliona euro, keqpërdorimet e funksioneve, padrejtësia, shumat e mëdha të parave të gatshme për të cilat dëgjon opinioni në procesin gjyqësor “Reket” janë vetëm maja e ajsbergut. Ajo që fshihet nën sipërfaqe është regjisori dhe mbrojtësi kryesor i zhvatësve Zoran Zaev dhe plani i tij monstruoz për zhvatje dhe pasurim personal.

Në Republikën e Maqedonisë mbizotëron qeveria e korruptuar dhe zhvatëse e LSDM-së.

Me LSDM-në dhe Zoran Zaevin çdo biznesmen apo qytetar i rëndomtë është viktimë ose mund të bëhet viktimë.

Vilma Ruskoska e mbron dhe e mbulon krimin e Zoran Zaevit. Me këtë Vilma Ruskoska drejtpërdrejt e mbështet dhe e miraton krimin e Zaevit.

Askush nuk beson në tregimin se pas zhvatjes dhe shantazhit të biznesmenëve qëndrojnë vetë të akuzuarit Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva.

Rasti “Reket” ku i gjithë opinioni është dëshmitar se si shantazhohen biznesmenë dhe janë zhvatur shuma milionëshe, duhet të ketë epilog juridik.

Institucionet duhet të punojnë në interes të drejtësisë, qeverisjes të së drejtës dhe në interes të qytetarëve.

Prokuroria publike dhe gjyqësia duhet të punojnë në pajtim me rregullat ligjore, në mënyrë profesionale dhe të paanshme.

Prokuroria Publike duhet të lirohet nga LSDM dhe Zoran Zaev.

Qytetarët më 12 prill do ta porosisin Zaevin dhe LSDM-në se është mjaft prej të gjitha krimeve dhe aferave dhe skandaleve me korrupsionin.

Më 12 prill largohet e gjithë udhëheqësia kriminele e LSDM-së.

Më 12 prill fillon Ripërtëritja e Maqedonisë, qeverisja e së drejtë dhe shteti ligjor.

LSDM dhe Zoran Zaev janë fajtorë për të gjitha mashtrimet, dështimet dhe krimet.

LSDM dhe Zoran Zaev asnjëherë më.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments