Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderVeleshtari Valdrin Istrefi do të ndeshet për 1 milion dollarë tek ProFighters...

Veleshtari Valdrin Istrefi do të ndeshet për 1 milion dollarë tek ProFighters League

Luftëtari i ringjeve Valdrin Istrefi, ka nënshkruar marrëveshje me ProFightersLeague në SHBA për të marr pjesë në turneun e madh ku fituesi fiton 1 milion dollarë. Ky aktivitet fillon nga 6 qershori kurse finalja e madhe është më 31 dhjetor. Sipas Istrefit bëhet fjalë për një koncept Lige që duhet mbledhur sa më shumë pikë për të ardhur në ndeshjen finale. Në peshën e rëndë ku edhe është parapa luftëtari me prejardhje nga Struga për kundërshtar të mundeshim ka emra të cilët ndeshen me sukses në UFC e Bellator si: Caio Alencar (11-2), Francimar Barroso (19-7), Josh Copeland (16-4), Daniel Gallemore (7-4), Denis Goltsov (20-5), Jake Heun (11-6), Valdrin Istrefi (12-1), Shawn Jordan (19-8), Mike Kyle (23-15-1), Jack May (9-3), Jared Rosholt (15-4) e Nick Rossborough (26-20-1), raporton “ArenaRing”. Dhe sipas kësaj vërehet se Valdrin Istrefi është i vetmi evropian si dhe më i riu në moshë që ka marrë kontratë me ProFightersLeague. Istrefi ekskluzivisht për agjencinë për sporte luftarake zbuloi këtë marrëveshje të madhe ku ndër tjerash tha: “Jam shumë i gëzuar që mu dha mundësia që të garoj në një event kaq të madh dhe kam 1 milion arsye për të fituar këtë detyrë të madhe”. “Se kam definuar ende se ku do i zhvilloj përgatitjet por ka mundësi të madhe që të njëjtat ti zhvilloj në AKA ne Kaliforni, Drysdale Jiu Jitsu ne Lav Vegas ose JacksonWink ne Albuquerque ne Neë Mexico. Pashtu dua të ceki se mbështetja nuk do mungoj aspak nga stafi im si dhe familja, që njëherish edhe i falënderoi shumë që më përkahin dhe shpresoj se do i realizoj ëndrrat e mia dhe në fund do gëzohemi të gjithë së bashku. Ndryshe, Valdrin Istrefi me sport ka filluar të merret qysh në moshën 16 vjeç, njëherësh me Kikboks, kursë më pas edhe mundje, për të përfunduar në sportin e MMA-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments