Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVeles, kafenetë dhe parqet përplot me qytetarë (VIDEO)

Veles, kafenetë dhe parqet përplot me qytetarë (VIDEO)

Edhe në Veles si në mbarë vendin njerëzit shpejtonin para fillimit të orës policore. Qytetarët kohën e lirë e shfrytëzuan për shëtitje, blerje dhe kafe. Të rinjtë në këtë qytet nuk i respektojnë masat. Të mbledhur në grupe, pa ruajtjen e distancës dhe nuk përdornin maska. Banorët e Velesit nuk kishin shumë vërejtje për ndalesën e lëvizjes, por thonë se kjo nuk duhej të ishte në mënyrë selektive.

“Po sillen kush si të dojë, thjeshtë. Dhe mendoj se kjo duhej të bëhet për gjithë Maqedoninë dhe ashtu do ishte në rregull”

“Nëse respektojmë të gjithë, atëherë do kemi rezultate”

“Përgjithësisht siç mund të vërej unë, njerëzit i mbajnë maskat. Gjeneratat më të reja nuk e respektojnë këtë sa duhet, por shumica i mbajnë maskat”

“Vërtetë njerëzit duhet të mendojnë pak më me pjekuri”

Para marketeve nuk kishte shumë radhë, por rrëmuja ishte brenda tyre.

“Kështu është më keq, ku ta di, ashtu unë mendoj. Ka shumë njerëz. Pastaj njerëzit bëhen nervoz”

“Me të informuar dje kishte rrëmuja të panevojshme në gjitha marketet. Të gjithë duan të blejnë diçka për të ngrënë”

Festa krishtere e shpirtrave këtë vit është pa kremtimin tradicional. Varrezat e qytetit ishin të zbrazura.

“Në varreza jepet diçka. Kur i jepet dikujt ai duhet të hajë. Tani kam frikë të ha diçka nga të tjerët”

“Nuk shkoj në varreza sepse kam frikë nga shumë gjëra. Nuk është për atë se do shkoj të ndezë një qiri”

“Jo, nuk shkojmë, do qëndrojmë në shtëpi”

“Më vjen keq që nuk isha, por kur urdhërojnë, patjetër të respektohen urdhrat”

Sot në Veles ka një rast të ri me Kovid 19, ndërsa gjithsej të infektuar janë 28 persona.

Igor Stefanovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments