Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVazhdon largimi i të rinjve nga Maqedonia

Vazhdon largimi i të rinjve nga Maqedonia

Shkalla e lartë e papunësisë ka bërë që të rinjtë në Maqedoni të ardhmen e tyre gjithnjë e më shumë ta shohin jashtë vendit. Përderisa institucionet shtetërore nuk kanë informacion për numrin e të rinjve që janë larguar nga vendi, madje nuk dihen as profilet e atyre, të cilët janë larguar për gjetur punë në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian, në bazë të të dhënave të Bankës Botërore, shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve në Maqedoni, është mbi 50 për qind.

Ylber Gashi, kryetar i Unionit të Shkollave të Mesme me mësim në gjuhën shqipe, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë dy arsye kryesore që i bëjnë të rinjtë të largohen nga vendi, gjendja e rëndë ekonomike dhe rënia e cilësisë së arsimit.

“Përpos asaj se janë shkaqet ekonomike, rinia nga Maqedonia largohet edhe për arsye se puna e tyre, qoftë ajo fizike apo intelektuale, nuk paguhet mirë, përkatësisht nuk vlerësohet aq sa duhet. Sa i përket procesit të arsimit, mungojnë kushtet sa i përket cilësisë, dhe nga ana tjetër edhe pse dikush përfundon studimet me sukses të lartë, për shkak të nepotizmit dhe influencës politike, nuk arrin të punësohet. Kjo i dekurajon të rinjtë për ta parë perspektivën në vend“, thotë Gashi.

Ndryshe, në bazë të një hulumtimi të realizuar nga Koalicioni i të rinjve “Sega”, një e katërta e të rinjve në Maqedoni, të cilët nuk janë të përfshirë fare në sistemin e punës, nuk ndjekin arsimin e lartë apo trajnime për t`u kualifikuar në ndonjë lëmi.

“Pikërisht ky grup duhet të jetë në fokus të politikave të autoriteteve udhëheqëse të vendit për punësim, sepse kështu është në vendet e zhvilluara demokratike. Kjo ngaqë pasivizimi i këtij kapitali njerëzor, paraqet kërcënim apo rrezik, jo vetëm për të ardhmen e kësaj kategorie, por për mbarë shoqërinë, sepse bëhet fjalë për një shifër të lartë të të rinjve përkatësisht rreth 25 për qind e tyre. Pra, duhet bërë çmos që këta të rinj të kthehen në tregun e punës përmes aftësimit të tyre në lëmi të caktuara”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Zoran Iliovski, nga organizata që në fokus ka të drejtat e të rinjve “Sega”.

Ndërkaq, Samet Shabani gjatë një projekti hulumtues “Migrimi i të rinjve”, ka ardhur në përfundim se gjatë dhjetë viteve të fundit janë të rinjtë me arsimim të lartë ata që largohen më së shumti nga Maqedonia.

“Sidomos në dekadëshin e fundit, ka një rritje ekstreme në migrimin e të rinjve me arsim të lartë të përfunduar, gjegjësisht migrimi i njohur si ‘migrimi i trurit’, domethënë kategoria e të rinjve që kërkojnë punë jo fizike. Mendoj se pikërisht ky lloj i migrimit shkakton gjendje alarmante për ardhmërinë e shtetit dhe në këtë pikë shteti duhet të marrë përmasa serioze për parandalimin e këtij fenomeni”.

“Në këtë kontekst, besoj se implementimi i meritokracisë, gjegjësisht punësimet në bazë të meritës e jo lojalitetit partiak është një ndër hapat më të rëndësishme që rinisë t’i kthehet shpresa për perspektivë në vend“, vlerëson Shabani.

Organizatat që në fokus kanë të rinjtë, thonë se Maqedonia do të paguajë kosto të lartë për shkak të largimit të të rinjve nga vendi dhe ngritjes së mesatares së moshës.

Ata theksojnë se ka një disbalancë mes asaj se çka ofrojnë universitet dhe çka në të vërtetë kërkon tregu i punës.

Sipas tyre, një nga sfidat më të mëdha të Maqedonisë si shtet, do të jetë harmonizimi i kërkesave mes sektorit të biznesit dhe fakulteteve në funksion të ngritjes së një perspektive të qëndrueshme për të rinjtë./REL/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments