Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiVarros të gjallë pacientët, terapia e pazakontë e psikologut (FOTO)

Varros të gjallë pacientët, terapia e pazakontë e psikologut (FOTO)

Varros të gjallë pacientët e tij në arkivole të vendosura në zona pyjore. Është ky trajtimi i pazakontë i një psikologu ukrainas, Andrey Zhelvetro, i cili ka vetëm një qëllim, ti bëjë të ndihen gjallë.

Një metodë e pazakontë e zbuluar pak kohë më parë, në një fshat pranë kryeqytetit të Kievit. Një banor i fshatit gjeti mes pemëve 12 arkivola bosh dhe dhjetëra gropa të sapo hapura.

Gjëja e parë që bëri ishte të lajmëronte policinë, ku nga hetimet e kryera u zbulua se gjithçka ishte ideuar nga psikologu Zhelvetro, shkruan koha.mk.

Ai tha se ishte pjesë e një trajtimi psikologjik që bënte me pacientët e tij, në mënyrë që të ndiheshin gjallë, dhe se gjatë kohës që qëndronin nën tokë merrnin frymë me një tub.

Gjithçka u përmbyll me shtrëngim dore me policinë, pasi pacientët e tij deklaruan se groposeshin vullnetarisht dhe se Zhelvetro nuk kishte bërë asnjë krim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments