Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionValmir Mersini: Shqipëria dhe Kosova janë të "kapur" nga politikanët maskarenjë që...

Valmir Mersini: Shqipëria dhe Kosova janë të “kapur” nga politikanët maskarenjë që shesin dhe vjedhin


Pavarësia! Një shtet i kufizuar plotësisht me vetëveten , të katër anët vetëm troje që thirrin, troje që leshojnë zë nga brendia e tokës! Vetëm vuajtje ,masakrime , dëbime një popull trojan që sot kërkon te drejtat e tij! Në tokën e te parëve të vet.

Sot pavarësia e Dardanisë ( Kosovës ), emër që edhe ky i dhuruar nga të tjerët , një shtet i shumë vuajtur që akoma po rënkon, nga plagët e njomta që asnjëherë nuk do të mbyllen . Pse vallë që nga shekulli kaluar me mbi 500 mijë të vrarë, shumë të larguar , një spastrim etnik ndaj trojeve dardane ! Të themi se eshte rastësi , nuk mund t’a besojmë . Këto lojëra me popullin autokton po luhen edhe sot , e drejta e vetëvendosjes as qê përfillet. Pse ne po përsërisim duke na bërë shtet , të mos mund ta mbajmë.

Prof Stavileci thoshte, “Shqiperia është shtet por nuk dinë ta mbajnë shtetin, Kosovën e bënë shtet mirëpo nuk dinë ta bejnë shtetin”.
Pse vallë kaq të pa moralshëm , kaq të paditur paskeni qenë ju politikanë shqipetarë,saqë as nuk dini ta ruani atë që Zoti na fali. Shtetet tona të kapura nga një grup maskarenjësh që vetem politikan nuk mund ti quash , po shkaterrojnë cdo gjë, po shesin gjithçka vetëm e vetëm që ata të dalin të paster te miku, apo armiku . Shqipëria apo Dardania nuk është e juaja por është e popullit që ka derdhë gjak, është e popullit që e keni leckosur , është e popullit që vetëm frymojnë, sepse ju ne na quani njerëz të dorës së dytë , por të mos harroni se pavarësia erdhi falë nesh dhe jo nga ju . Prandaj mbroni pavarësinê sepse akoma po rënkon Çameria, Ulqini , Tivari , Ilirida . Vetëm varre na kanë hapur, por pa shenja identifikimi , sot po na hapin më keq sepse po na keput migrimi. Me luftë nuk mundêlën ta marrin sepse ishim të bashkuar, me politik po na coptojnë sikur të mos kishim egzistuar . Por përsëri po i themi Zotit ruaji trojanët,dardanët, ilirët sepse vetem i ke ruajtë, të tjerët u munduan ta zhdukin por ti ishe Ai që i le të mbijetojnë akoma më fuqishem . Prandaj mbrojeni pavarësinë sepse ajo është gjaku I dëshmorit , por jo amaneti sepse amaneti ishte tjetër , betimi ishte tjetër , prandaj mbrojeni sepse ajo është e shenjtë.

Urime pavarësinë Kosovë (Dardani), e bekuar.

Valmir Mersini (Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments