Tuesday, March 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëVaj për Pesoçanin!

Vaj për Pesoçanin!

Ibrahim Abedini

Anëtar i lidhjes së shkrimtarëve të qytetit të Strugës është që nga viti 1999. Në vitin 2009 u pranua në lidhjen e shkrimtarëve ” Författarcentrum väst”( Qendra e shkrimtarëve-perëndim) në Göteborg të Suedisë. Anëtar i ildhjes së shkrimtarëve shqiptar në Suedi Papa Klementi i XI- Albani .
Më 1998 botoi përherë të parë:
” Mos vono, moj valle”- Poezi
” Dëgjoni zërin tim”- Poezi -1999
” Luli guximtar ” – Novelë- 2000
” Brengat e liqenit- Poezi – 2002 ( përkthyer në përzgjedhje në gjuhën Suedeze me titullin: ” Sjöns smärta” po në të njejtin vit nga Ullmar Qvick).
” Arifi deshte të fluturonte”- tregim- 2005
” Harro se ç´kemi biseduar”- Tregime- 2009
”Cddo gjë i përket jetës”- Poezi- 2012
”Brengat e liqenit”- Poezi përkthyer në Rumanisht ”-2015
” Me sytë në fokus”- Poezi – 2017
Aktualisht punon në një përmbledhje të re me prozë dhe poezi.
Kësaj rradhe vjen me poezinë:
Vaj për Pesoçanin

As një zë gjinkalle s´dëgjohej mbi lumë;
Hija e malit mbyti edhe heshtjen në gjumë.
Shikimi i habitur, një pyetje më shumë – I kujt ishe,o Pesoçan kodër me blerime?

Të freskëta të mbetën plagët që t`i dhanë,
Të rënda sa as mali s´i mbanë.
Të vranë, o Pesoçan, të vranë!

Lëngu i syve të trishtuar rrëshqiti ndër thanë
Aty, ku nënat ulurinë e qanë,
Te lumi që më dysh të ndanë
Në atë vënd që edhe lotët e motrave ranë.

Më trego, sa vite shkuan?
Sa dimëra e sa vera kaluan?
Edhe ata që masakrën mbijetuan
Mos më thuaj, e di, të harruan.

Sa herë që kalohet asaj udhe ndarëse
Ti ul syte dhe kokën mbane mënjëanë.
Nuk flet me gojë, skuqesh e turpërohesh,
Mëri të vjetër mbanë
-Po si ndihesh, o Pesoçan?!

Armiku të preu gjuhën,
pa të lidhi edhe gojën,
Pa t´i zuri edhe veshët,
Pa t´i mbylli edhe sytë
Të mos shohësh hënën
Dhe diellin kur bëjnë dritë.

Të dogjën, të shkretuan, o Pesoçan!
As themel të vjetër, as rrënjë s´të lane,
Të ndryshuan gjuhën, të ndryshuan jetën
Edhe eshtrat nga varret t`i shkretuan
Barbarët e vjetër, barbarët e etur.

Pse kaq rëndë të dënuan, në emër të forcës të rrënuan.
Të rrahën, të torturuan,s´të lanë gjë pa të dhunuar,
Edhe nderin, edhe malin, edhe fushën edhe lumin,
Edhe bukën edhe brumin, të gjitha t´i morën, o Pesoçan!

Po ku je o zinxhir i këputur, dikur kodër me blerime? Të pakët qenë ata që të dolën zot,
Më pak janë ata që të kujtojnë sot.

Vdiqën ato nëna që me lotë gjaku qanë,
Nuk janë sot ata burra që për ty u vranë.
I kujt ishe, o Pesoçan, dikur kodër me blerime?
Pak sqarim për poezinë”Vaj për Pesoçanin”. Pesoçani është një fshat me një pozitë strategjike që shtrihet midis maleve ndërmjet Kërçovës dhe Strugës. Dikur, i banuar me shqiptarë, që jo në të kaluarën e largët, burrat pleqtë gratë dhe fëmijët u masakruan dhe u groposën të gjallë nëpër bunare, nga maqedonasit me ndihmën e ushtrisë serbo-bullgare. Një tragjedi që vazhdon të hesht, që në fakt duhet t´i brengos të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm poetin.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments