Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniUka, djaloshi 8 vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut që e mposhti...

Uka, djaloshi 8 vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut që e mposhti leukeminë. Ja si e përballoi ai dhe familja (VIDEO)

Ndonëse 8 vjeç, Uka flet si një i rritur për atë që ka kaluar këto tre vitet e fundit. E din se ka qenë me leukemi dhe tregon se si e ka mposhtur atë!

“Kam qenë i sëmurë dhe kam pasur leukemi. Në fillim ka qenë pak më rëndë, por kam vazhduar.

Pse ka qenë më rëndë?

Sepse sa hyra në spital dhe e kam pasur pak më vështirë. E kam pasur më vështirë për t’u mësuar me spitalin.

“U bë më lehtë në fazën e tretë nga fundi, duke shkuar në shtëpi, se i kam pasur disa gjëra në kutia dhe ka qenë më lehtë”, u shpreh Ukë Zeneli

Babai i Ukës tregon për shokimin që kanë pësuar kur në fillim e kuptuan se djali i tyre është me leukemi.

“Periudha më e rëndë ka qenë ajo, ato dy tre ditë deri sa të bëhen analizat, të vijnë rezultatet përfundimtare, se është apo s’është, dhe t’i në vete e ke një shpresë që nuk është, që në fund do të dalë se nuk është. Ajo ndodhi pas 2-3 ditëve më 12 maj 2017 ku u kontaktua se është me leukemi”, tha babai i Ukës, Shaip Zeneli

Në fillim prindërit e Ukës ishin të tunduar mes mjekimit brenda apo jashtë vendit, deri sa vendosën që kimioterapinë ta fillojnë në Shkup.

E për ta mbajtur me pozitivitet gjatë terapisë, ai nisi fushatën #meUkën, duke marrë kështu kurajo nga shumë miq e figura publike.

“Trupi i atij që e merr kimioterapinë duhet të jetë pozitiv dhe lufta ime primare, asgjë tjetër nuk ka pasur këto dy vite, dëshira ime ka qenë vetëm Uka të jetë pozitiv, të jetë çdo herë me energji positive, dhe falë zotit dhe shoqërisë e arritëm”, theksoi Shaip Zeneli, babai i Ukës.

Në fund, të gjithë bashkë, falë përkushtimit edhe të mjekëve, ia arritën ta mundin sëmundjen.

Një nga doktoreshat që e ka ndjekur terapinë e Ukës, Svetllana Koceva, tregon se leukemia, kanceri i gjakut, mund të mjekohet.

“Po, leukemia është sëmundje malinje tek të miturit, më e shpeshta tek grupi i sëmundjeve malinje dhe është sëmundje që shërohet dhe kjo është historia më e bukur në hematoonkologjinë pediatrike. Terapia është precize e definuar, bëhet fjalë për kimioterapi, gjegjësisht terapi citostate të cilën fëmijët e marrin përmes venëve”, potencoi Svetllana Koçeva, mjeke pediatre.

Leukemia prek deri 4 ose 5 në 100 mijë fëmijë. Në Maqedoni në nivel vjetor pediatria Koçeva tregon se zbulohen rreth 20 raste të reja me leukemi akute, ndërsa rreth 85% e rasteve shërohen me sukses.

“Ajo që ka qenë vendimtare për mua ishte një shok që ka ardhur dhe më ka vizituar dhe më ka shtyrë të mendoj, sepse më tha “nëse ke shkuar në luftë s’do me thënë se do të vdesësh ose se dergjesh s’do të thotë se do te vdesësh”. Kjo ishte vendimtare për mua dhe me këtë moto vazhdoj të jetoj. Nuk ka dorëzim, se ka ardhur një sëmundje s’do me thënë se gjithçka mbaroi. Jeta është luftë, përpjekje dhe duhet ta bëjmë maksimumin…”, deklaroi babai i Ukës, Shaip Zeneli. /tv21

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments