Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiTurizmi, mungesë kuadrosh në Strugë dhe Ohër

Turizmi, mungesë kuadrosh në Strugë dhe Ohër

Kapacitetet hotelierike në Ohër dhe Strugë edhe më tej ballafaqohen me mungesë serioze të punëtorëve, gjegjësisht të kuadrit profesionist. Një prej shkaqeve për gjendjen e këtillë janë edhe pagat e ulëta në këtë sektor. Si pasojë, shumë prej tyre që mbarojnë arsimin profesionist largohen për punë në qendrat turistike në shtetet fqinje dhe Evropë. Në Strugë shumë objekte hotelierike mungesën e kuadrit e plotësojnë me punëtorë nga Shqipëria sidomos gjatë sezonit veror.

Konsideroj se edhe punëdhënësit nuk investojnë sa duhet në kuadrot e tyre pasi ata konsiderojnë se duhet të kenë kuadro të përgatitura, që nuk është e saktë. Një problem tjetër janë edhe pagat e ulëta – dekalroi Angela Vasileska, profesoreshë në fakultetin e turizmit në Ohër.

Pronarët e restoranteve na kanë thënë se kur është koha e sezonit, vështirë mund të gjejmë punëtorë. Qind për qind pajtohem se puna e mirë duhet të paguhet mirë. Është e rëndësishme që të ketë perspektivë për ata që punësohen me qëllim që të qëndrojnë në vend – tha Benxhamin Mor, ndihma gjermane tekniko- zhvillimore.

Hotelierët thonë se problemi nuk është prej dje, por është problem i kamotshëm.

Sikur në çdo sektor, edhe në hotelieri, ai që është më i trajnuar dhe më i arsimuar ka të ardhura më të larta se të tjerët. Ne pikërisht këtu shohim mungesë kuadri. Ne nuk kemi kuadro të trajnuar – u shpreh Mihail Mishev – kryetarë i shoqatës së hotelierëve në Ohër.

Hulumtimet e fakultetit të turizmit në Ohër kanë treguar se deficit më të madh të kuadrove ka pikërisht në sektorin hotelierik. Për këtë, periudhën e kaluar në Ohër dhe Tetovë u zhvilluan trajnime për edukimin e kuadrove, gjegjësisht kamerierëve, kuzhinierëve profesionist dhe furrtarëve. Sipas ekspertëve, pikërisht arsimi joformal është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së kuadrove në industrinë hotelierike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments