Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaTrump i vendosur: Migrantët e paligjshëm do të dëbohen nga SHBA-ja duke...

Trump i vendosur: Migrantët e paligjshëm do të dëbohen nga SHBA-ja duke nisur nga 14 korriku


Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se do të nisin arrestimin e së paku 2,000 familjeve imigrante, që ligjërisht do të mund të dëbohen.

Operacioni mbarëkombëtar u kërkua nga presidenti Donald Trump, i cili premtoi se do të largojë “miliona” banorë të paligjshëm nga SHBA-ja.

Operacioni pritet të nisë më 14 korriik, pasi u shty muajin e kaluar, raporton Radio Evropa e Lirë.

Gazeta “New York Times” raportoi se bastisjet janë shtyrë për shkak të mospajtimeve brenda administrates, përcjell albinfo.ch.

Mbështetësit e të drejtave të imigrantëve shprehën zemërim mbi bastisjet e planifikuara në dhjetë qytete të mëdha.

Operacione të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën, megjithëse është e pazakonshme të shënjestrohen familje dhe jo imigrantë me histori kriminale.

Trump e ka bërë trajtimin e imigrimit të paligjshëm prioritet të administratës së tij, edhe pse kritikët thonë se ai përpiqet të krijojë armiqësi ndaj popullatave migrante për qëllime politike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments