Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriTronditet Tirana! I riu qëllon për vdekje vajzën e më pas veten

Tronditet Tirana! I riu qëllon për vdekje vajzën e më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë në lagjen e njohur si Don Bosko.
Mësohet nga vendngjarja se një i ri ka qëlluar për vdekje me armë një vajzë të re. Vajza, ende e paidentifikuar, ka humbur jetën teksa po transportohej për në spital.

I riu është 31 vjeçar dhe është identifikuar si Xhaferr Mata ndërsa vajza si shtetasja me inicialet Xh.Ç, vetëm 19 vjeçe.

Më pas 31 vjeçari ka qëlluar veten me të njëjtën armë dhe aktualisht ndodhet në gjëndje kritike në spital. Ende nuk ka informacione të sakta mbi gjëndjen e tij shëndetësore.

“Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje.

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten.”-sqaron policia.

Kujtojmë këtu se para disa muajsh një histori e ngjashme do të merrte vëmendjen e medias dhe të gjithë opinionit publik, kur Aldison Belulaj do të vriste me armë studenten Arjela Murati e më pas do të qëllonte mbi veten. Ngjarja ka ndodhur pranë fakultetit të mjekësisë në anën tjetër të qytetit të Tiranës. 7 ditë më vonë, vetë vrasësi do të humbte jetën për shkak të plagëve të marra./Gazeta Express

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments