Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaTransportuan qindra kilogramë drogë në Zvicër, dënohen me burg tre shqiptarë

Transportuan qindra kilogramë drogë në Zvicër, dënohen me burg tre shqiptarë

Tre shqiptarë dhe një italian u dënuan të premten me burg nga një gjykatë në La Chaux-de-Fonds në Zvicër.

Ata u shpallën fajtor se në intervalin kohor prej katër viteve kishin shitur sasi të konsiderueshme kokaine dhe marihuane në Zvicër.

51 vjeçari kosovar u dënua me tetë vjet burg, kurse prokuroria kishte kërkuar dënim prej 15 vjetësh. Shqiptari i dytë u dënua me 33 muaj burg, kurse i treti me një vit heqje lirie.

Italiani i cili dispononte restorantin ku bëheshin të gjitha planifikimet, u dënua me kusht prej dy vitesh.

Sipas gjykatës, mes viteve 2011 dhe 2015, personat e dënuar kanë kontrabanduar qindra kilogramë heroinë nga Amerika e Jugut në Zvicër. Gjithashtu kontrabandë të qindra kilogramëve të marihuanës nga Shqipëria dhe Kosova në Zvicër.

51 vjeçari shqiptar, i cili konsiderohet nga gjykata si kryesori i grupit, kishte transportuar ilegal 216 kilogramë kanabis, shkruan nau.ch.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments