Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaTragjedi: Nusja humb jetën vetëm pak orë pasi martohet (FOTO)

Tragjedi: Nusja humb jetën vetëm pak orë pasi martohet (FOTO)

Tragjedia më e madhe i ka ndodhur një nuse të re që vdiq vetëm disa minuta pasi u martua me dshurinë më të madhe të jetës.

Jamieka Ngapera-McCarthy-Harford nga Zelanda e Re vuante nga një infeksion bakterial i lidhur me Meningokokin, që ka të bëjë me meningjitin dhe septikeminë.

Nëna e saj, Linda McCarthy e kujtoi në Facebook duke publikuar një fotografi të së bijës, duke ecur për në altar me babain e saj.

“Vajza jonë e parë Jamieka McCarthy-Ngapera është larguar befasisht nga unë dhe i ati Will Catchakingi për shkak të sëmundjes Meningokokin pasi u martua me personin e zemrës Alistair John”, shkruajti ajo.

Bashkëshorti e konsideroi humbjen e saj si shkatërruese. Ndërkohë shërbimet shëndetësore të Zelandës së Re po mundohen të parandalojnë që sëmundja të mos përhapet tek personat e tjerë pasi shkakton vdekjen në pak orë nëse nuk diagnostikohet.

Sipas Independent, dekadën e kaluar kanë vdekur 700-1300 persona nga kjo sëmundje në Britani dhe konsidrohet si një ndër sëmundjet bakteriale më të rrezikshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments