Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTragjedi! Nga dasma në mort, tre pjesëtarë të familjes vdesin në aksident...

Tragjedi! Nga dasma në mort, tre pjesëtarë të familjes vdesin në aksident (FOTO VIDEO)

Një aksident tragjik i ka marrë jetën tre personave, një çifti bashkëshortësh dhe një tjetër pjesëtar i familjes së tyre, një vajzë.
Ngjarja tragjike ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes, ku makina ka dalë nga rruga në aksin Fier-Levan dhe ka përfunduar në një kanal me ujë në anë të rrugës në fshatin Varibop. Veçse dëmtimeve nga përplasja, viktimat kanë humbur jetën pasi janë mbytur.

Express mëson se familja kthehej nga një dasmë.

Policia e Fierit thotë se në fshatin Varibop rreth orës 08:10, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një automjet tip “Suzuki” me targë IHZ 1755.

Paraprakisht – thotë policia – dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

“Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, përfundon një njoftim paraprak i policisë.

Në këtë video publikuar nga AbcNews, shfaqen pamje të rënda, teksa forcat zjarrfikëse nxjerrin nga kanali me ujë, vajzën e re që ka ndërruar jetë në aksident. Ajo shihet teksa është e veshur me fustan mbrëmjeje, të cilin e ka zgjedhur për dasmën ku familja, deri në çastin e aksidentit tragjik, ishte duke festuar. Paralajmërojmë se pamjet janë të RËNDA.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments