Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniTragjedi në Itali: Shqiptarja humb jetën në muajin e katërt të shtatzanisë

Tragjedi në Itali: Shqiptarja humb jetën në muajin e katërt të shtatzanisë


Një vajzë e re shqiptare ka ndërruar jetë në muajin e katërt të shtatzanisë.

Lajmi ka tronditur jo vetëm familjarët por edhe komunitetin e vogël të Francavilla al Mare në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se Joana Hoxha, 24 vjeç, me origjinë shqiptare, katër muajsh shtatzënë ka ndërruar jetë.

Ajo u ndie keq në shtëpinë ku jetonte me partnerin e saj, Fabio Scarponi, i njohur në qytet si menaxher i dy klubeve.

Burri ka alarmuar menjëherë emergjencën, por për fat të keq nuk u bë dot asgjë për nënën e re. Mjekët janë përpjekur shumë që ta ringjallin, por në fund ata u dorëzuan; Joana dhe foshnja e saj nuk mundën të mbijetonin.

Deri më tani, mjekët dyshojnë se shqiptarja mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Një muaj më parë, vajza kishte pasur disa probleme shëndetësore ku kishte marrë ndihmë në pavionin Obstetrikë.

Përveç bashkëshortit Fabio, Joana la pas edhe një fëmijë rreth 1 vit e gjysmë. Vdekja e saj ka shkaktuar dëshpërim jo vetëm tek anëtarët e familjes, por edhe për shumë banorë në Francavilla që kanë frekuentuar gjatë lokalet e Scarponit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments