Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaThirren ezane nëpër xhamitë e Evropës në shenjë inkurajimi dhe lutje gjatë...

Thirren ezane nëpër xhamitë e Evropës në shenjë inkurajimi dhe lutje gjatë pandemisë

Ezani u thirr përmes altoparlantëve nëpër xhamitë në Gjermani dhe Holandë
Handan Kazancı |
04.04.2020
COVID-19, thirren ezane nëpër xhamitë në Evropë në shenjë inkurajimi gjatë pandemisë

Berlin
Afër 100 xhami në Gjermani dhe Holandë të premten u jehuan me thirrjen e ezanit si një gjest mbështetjeje për muslimanët në mes të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID), raporton Anadolu Agency (AA).

Thirrja për lutje u këndua nga xhamitë që i përkasin organizatës ombrellë muslimane turke DITIB dhe Bashkësisë Islame Vizioni Kombëtar (IGMG), një nga shoqatat më të mëdha muslimane turke të Gjermanisë.

Fahrettin Alptekin, përfaqësues i DITIB në Essen të Gjermanisë, tha për AA që ezani u dëgjua nga mbi 50 xhami lokale.

Alptekin tha se ezani që thirret me altoparlant zakonisht nuk lejohet në Gjermani, përveç rasteve të veçanta.

Ndërkohë, thirrja e ezanit me altoparlant është duke u përhapur gjithnjë e më shumë në Holandë për ta promovuar solidaritetin kundër virusit.

Pas Italisë dhe Spanjës, Gjermania është vendi më i goditur në Evropë nga pandemia.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e mbi 59 mijë njerëzve deri më tani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments