Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniThaçi: Shqiptarët e Maqedonisë detyrimisht duhet të ngrihen në nivelin e kombeve...

Thaçi: Shqiptarët e Maqedonisë detyrimisht duhet të ngrihen në nivelin e kombeve të tjera evropiane

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot para dite ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të kryetarit të ndjerë Arbën Xhaferi, me rastin e ditëlindjes së tij më 24 janar 1948, duke përkujtuar kështu veprën e Arbën Xhaferi në 70 vjetorin e lindjes së tij.

Me këtë rast kryetari Thaçi në prononcim për mediat deklaroi:

“Mendoj se mungesa e udhërrëfyesve gjatë historisë për popujt e ndryshëm ka treguar se sjell përplasje kombëtare dhe ngatërresa mes njerëzve. Kjo nuk duhet të jetë mungesë te shqiptarët e Maqedonisë. Sot është 70 vjetori i lindjes të Arben Xhaferit, mendoj se shumica absolute e shqiptarëve tash më jo vetëm që jetojnë në Maqedoni e kanë të qartë se udhërrëfyesi i vërtetë është z.Xhaferi, programi dhe platforma e tij, që thotë se shqiptarët e Maqedonisë detyrimisht duhet të ngrihen në nivelin e kombeve të tjera evropiane dhe ti gëzojnë të gjitha të drejtat, si dhe të kenë një autonomi të vërtetë të vendimmarrjes institucionale. Besoj se kjo do të jetë një mesazh që të eliminohen përplasjet dhe ngatërresat e panevojshme brenda organizimit politik të shqiptarëve dhe definitivisht qasja të jetë drejt platformës që na e ka lan me shumë fat ky udhërrëfyes kombëtar siç është z.Xhaferi”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments