Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTentohet vrasja e një politikani të Çairit

Tentohet vrasja e një politikani të Çairit

Ish kryetari i Këshillit të komunës së Shuto Orizarës në Shkup nga radhët e LSDM-së, Gege Demirovski, ka akuzuar rivalët e tij bashkëpartiak se e kanë sulmuar mbrëmë me shufra hekuri duke dashur ta vrasin.
Ai ka thënë se ata që e kanë sulmuar janë zhytur në kriminalitet dhe punë mafioze, prandaj ai u pengon. Rastin e ka paraqitur në polici Demirovski dhe pret që, siç thotë ai, nëseinstitucionet nuk ndërmarrin masa ai vet do të ndërmerr masa. Sipas tij, rasti ka ndodhur në lagjen e Topanës në Çair.

Ndryshe, Gege Demirovski së bashku me Kurto Dudush ishin dy figurat kyçe të LSDM-së në Shutkë në zgjedhjet e fundit, si dhe njerëzit më të besueshëm të krerëve të kësaj partie Zaev, Spasovski dhe Zekiri. Pasi fituan zgjedhjet, në të cilat Dudush u zgjedh kryetar komune, ndërsa Demirovski u emërua Kryetar i këshillit komunal. Mirëpo pas pak kohe, plasi sherri mes tyre dhe këshilli shkarkoi Demirovskin ndërsa në vend të tij emëroi gruan e kryetarit Dudush.

Policia ende nuk e ka kualifikuar zyrtarisht këtë incident si tentim vrasje./Fakte

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments