Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëTension në Kosovë: Tre policë plagosen në veri të Mitrovicës, njëri në...

Tension në Kosovë: Tre policë plagosen në veri të Mitrovicës, njëri në gjendje më të rëndë

Sipas informatave të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive dhe të Njeriut në Mitrovicë, që nga ora 5:00 njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë një aksion me ç’rast janë arrestuar dhe ndaluar 30 persona, kryesisht policë të Kosovës të uniformuar të përkatësisë etnike serbe.

Në mesin e të arrestuarve ka policë shqiptarë dhe kontrabandistë shqiptarë dhe serbë. Strukturat paralele kanë aktivizuar alarmin dhe ka filluar grumbullimi i serbëve që po e kundërshtojnë policinë duke vënë barrikada.

Deri më tani me armë zjarri janë plagosur 3 policë shqiptarë, njëri është plagosur prapa shpine i cili është në gjendje të rëndë dhe gjendet në Kirurgji, tjetri e ka hundën e thyer dhe gjendjet në ORL, kurse tjetri ka gërvishtje për faktin se plumbi e ka goditur në kuletë.

KMDLNj e ka të njohur identitetin e policëve të plagosur.

Për dallim nga herët e tjera, përgjigja e qytetarëve serbë për mobilizim ka qenë shumë më i vogël.

KMDLNj e dënon ashpër dhunën ndaj policëve të Kosovës nga grupe dhe individë të armatosur që deri më tani kanë qenë të paprekshëm.

KMDLNj kërkon që ata që plagosën policët e Kosovës sa më shpejt të sillen para organeve të drejtësisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments