Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionTELEGRAM NGUSHLLIMI ALI AHMETIT

TELEGRAM NGUSHLLIMI ALI AHMETIT

TELEGRAM NGUSHLLIMI ALI AHMETIT

Telegram ngushllimi Udhëheqësit të Popullit Shqiptar Ali Ahmeti, me rastin e ndarjes nga jeta të personalitetit të shquar të BDI-së e të shtetit të Maqedonisë!

I dashur dhe shumë i nderuar shoku dhe miku im i madh Ali Ahmeti!

Lajmi i kobshëm se ka pushuar së rrahuri zemra e shokut dhe bashkëpunëtorit Tuaj më të ngushtë, Sekretarit të Përgjithshëm të BDI-së, Shefit të Shtabit Zgjedhor të BDI-së në disa zgjedhje partiake, e Zëvendës Kryeministrit të Maqedonisë, Ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, Ministrit të Ambientit, por edhe bartësin e shumë funksioneve relevante e organizatorit të talentuar e me autoritet, mikut tim Abdilhaqim Ademi, na ka shkaktuar shumë dhembje e shumë hidherim, na e ka ndalur frymën!

Dhembja për vdekjen e hershme të Abdilhaqim Ademit është e madhe, ngase u humb një burrë i madh e i shquar, një shqiptar i devotshëm, një njëri me qendrime të qarta e parimore!

Ndarja nga kjo jetë e Abdilhaqim Ademit është e dhembshme, sepse pushoi së rrahuri zemra e një shqiptari besnik i cili në momente dramatike, jo vetëm nuk jepej e nuk dorezohej, por qëndronte stoik e i palekundur, nuk tundej përpara asnjë presioni e asnjë shantazhi ngadonqë i vinte!

Për neve shoket dhe bashkëveprimtaret e Udhëheqësit të Popullit Shqiptar Ali Ahmeti, ikja dhe ndarja nga kjo jete e Abdilhaqim Ademit, është dhembje e rëndë, është goditje e drejtërdrejte, se u humb shoku e miku i madh, shoku e bashkëpunetori më i madh e më i ngushtë i Kryetarit te BDI-së!

Si ka mundësi të mos jemi të merzitur e të mos jemi të tronditur nga dhembja, kur kujtojme se ka ndrruar jete dhe më nuk është në mesin tonë, në mesin e të gjallëve, Ai shqiptari i madh Abdilhaqim Ademi, që e ka përjetuar atentatin e tmerrshem në veturë bashk me Ali Ahmetin e shoqeruesin besnik të Aliut, Shefik Ismailin!

Ishte Abdilhaqimi Ademi Ai, që i ishte bërë mburojë e gjallë Udheheqesit te Popullit Shqiptar Ali Ahmeti, kishte qenë në gjendje qëedhe me trupin e Tij ti bëhej mburojë e gjallë, që të mos e kapnin plumbat e atentatoreve kriminel.

Abdilhaqim Ademi mbetet figura e madhe e politikanit shqiptar jo vetëm në Maqedoni, që u angazhua dhe dha maksimumin për prosperimin e gjithanshëm të popullit shqiptar në Maqedoni!

Si asnjë tjetër personalitet, shqiptari Abdilhaqim Ademi, dëshmoi katërcipërisht, se kush bashkpunon ngusht e në mënyre besnike e parimore me Udhëheqësin Ali Ahmeti, nuk i mungojnë sukseset dhe se mbetet përgjithmonë figure e madhe e kombit dhe Atdheut e të popullit shqiptar!

Politikanët e ardhshem te BDI-së e të popullit shqiptar në Maqedoni, duhet të ndjekin shembullin e këtij burri të nderuar e të politikanit atdhetar të përkushtuar, se si duhet të jenë besnik deri në vdekje ndaj kauzës së shenjtë të popullit qe i takojne dhe udhëheqësve të mëdhenj që u qëndrojnë përkrah pa iu trembur syri!

Edhe njëherë i nderuari shoku e miku im Ali Ahmeti, ngushllime për vdekjen e Abdilhaqim Ademit, dhe nëpërjet Juve, shpreh ngushllimet e mia familjes se Abdilhaqimit dhe gjithe popullit shqiptar ne Maqedoni!

Lamtumirë miku im Abdilhaqim Ademi!
Të qoftë i lehte dheu i tokës së Atdheut!

Ismet Sylejmani
Prishtinë, 17 Shkurt 2018

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments