Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëTë premten në të gjitha Xhamitë e Kosovës do të mblidhen mjete...

Të premten në të gjitha Xhamitë e Kosovës do të mblidhen mjete për të ndihmuar Shqipërinë

Bashkësia Islame e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ditën e premte, pas namazit të Xhumasë do të mblidhen të holla për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Gjithashtu edhe ligjërata këtë ditë do t’i kushtohet solidaritetit dhe ndihmës për njëri – tjetrin.

Ky është njoftimi i BIK:

Të premten, në të gjitha xhamitë e Kosovës, aksion për ndihmë vëllezërve të prekur nga tërmeti në Shqipëri

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ditën e premte, më 29 nëntor, në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, organizon aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për ndihmë të prekurve nga tërmeti i ditës së sotme në Shqipëri.
Kryesia e BIK, fton të gjithë besimtarët dhe qytetarët e vendit që të gjejnë forcë e kurajë që të solidarizohen dhe t’u dalin në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona për të përballuar dëmet dhe për ta tejkaluar gjendjen nga tërmeti i sotëm.
Po ashtu, edhe hytbeja e xhumasë, do t’i kushtohet solidaritet dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit në raste vështirësish dhe fatkeqësish.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments