Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTë dënuarit në rastin “Monstra”, pas 5 viteve në liri, ja çka...

Të dënuarit në rastin “Monstra”, pas 5 viteve në liri, ja çka thonë ata

Gëzimi në familjet e të dënuarave për rastin “Monstra”, që mbrëmë lëshuan burgjet dhe iu bashkëngjiten familjeve të tyre është i papërshkrueshëm.
Pas 5 viteve të kaluara nëpër burgjet e vendit, atyre më në fund u buzëqeshi fati dhe u bashkuan me familjet e tyre. Emocione të papara, mungojnë fjalët me të cilat ata do të përshkruanin ndjenjat e tyre, e vetmja gjë që dëgjohet është ajo se “e vërteta vonon por nuk harron”. Haki Aziri pas lirimit nga burgu i Idrizovës tha se mbështetja e familjes ka bërë që më lehtë ta tejkaloj këtë sfidë të vështirë. Megjithatë sipas tij vendimtarë ishte bindja se është plotësisht i pafajshëm, gjë që për të ka qenë shtytje dhe kurajo për ta kaluar me më pak vështirësi këtë padrejtësi.

“Bindja në zot dhe bindja se jemi të pafajshëm dhe se një dit do të dalë e vërteta edhe mbështetja e familjarëve dhe mbështetja e gjithë popullit shqiptarë na ka bërë që të tejkalojmë edhe atë sfidë deri dje kur na liruan dhe erdhëm pranë familjes. Shpresoj se do të dalë e vërteta shpresoj se ka dëshmi që do ta tregojnë pafajësinë tonë ne jemi të bindur në vete se jemi të pafajshëm”- tha i liruari Haki Aziri.

I akuzuari tjetër Sami Luta tregon ditët e vështira të kaluara në burgun Shutkës. Megjithatë këtë kapitull të jetës së tij, dëshiron ta lerë mbrapa dhe e vetmja dëshirë e tij është që të vërtetohet pafajësia.

“Lehtë jo ishte vështir po falë zotit dhe durimi na mbajke ,kur e ke ndërgjegjën e pastër më leht e përballon pafajësia tregohet edhe aty. Vetëm vërtetimin e pafajësisë sonë vetëm atë e presim edhe kjo ditë është një dëshmi për pafajësinë tonë këtë her e presim vetëm vërtetimin e pafajsiss dhe të zbardhet e vërteta”- u shpreh i liruari Sami Luta.

Agim Ismailoviç tha se drejtësia vonon, por një dit e vërteta del në shesh. Ai shpreson se vetëm një gjyqësor i pavarur do të dëshmojë pafajësinë e tyre.

“Çdo fillimi është i rënd por deshi zoti që drejtësia vonon por del në shesh dhe shpresoj që fundin t’ja lemë gjykatës që drejtësinë ta bien në vend. Presim që pafajësinë tonë ta dëshmoje vetë gjyqësori, gjyqësor i pavarur e ndiej vetën se jam i pafajshëm dhe se betohem se jam i pafajshëm nuk kam lidhje me kët rastë. Nëse është gjyqësori i pavarur do të dëshmohet pafajësia jonë”- tha i liruari tjetër Agim Ismailovicë.

Edhe familjarët e katër të akuzuarve shprehen të gëzuar për lirimin e të afërmve të tyre, dhe se shpresojnë se personat që kanë kryer këtë vepër shumë shpejt do të dalin para drejtësisë

“Unë ngushëllohem me familjarët e viktimave por ne s’kemi ç’ju bëjmë ato nuk janë viktima që ne i shkaktuam por dikush tjetër dhe për atë shpresoj që së shpejti do ti kapë shteti dhe do ta vuajnë dënimin për veprën që e kanë bërë”- thotë Bedri Hajdari.

Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovcës në vitin 2012, me burg të përjetshëm u dënuan 6 persona nën akuzën për vepër terroriste. Por pas gati 6 vite vuajtje në burgjet e vendit mbrëmë katër prej tyre u lanë të lirë. Lënda shkon në rigjykim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments