Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionTë bëjmë gjithçka që mundemi...

Të bëjmë gjithçka që mundemi…

Të bëjmë gjithçka që mundemi…

Tek secili prej neshë në Maqedoni, si individ, tek të gjithë ne, si shoqëri, shfaqen shpresat që gjithçka, ama gjithçka, në vitin vijues të ndryshohet për të mirë. Është një përgjërim për mrekulli, për një zëvendësim të menjëhershëm, të denjë për një fitore në shortin e lotarisë, të fatit tonë të sotëm, me një të ri, që do të shquhet me të gjitha të mirat e mundshme materiale, shpirtërore, shëndetësore. Gjërat lëvizin, gjithsesi, mbarë ose mbrapsht, para ose mbrapa, ato përparojnë apo prapakthehen, por assesi nuk rrinë në një vend.
Dallon, njësia matëse e ecjes para ose mbrama, në çdo fushë. Një vend si Maqedonia, një politikë, së pari duhet të matet me veten, me rrethanat që ka, me atë çfarë ka trashëguar më parë (së paku), pastaj, me të tjerët në fqinjësi, më në fund duhet t’i krahasojë sukseset dhe dështimet e veta me synimin që ka, si shtet, si politikë, si ekonomi, si kulturë.
Në rastin tonë, aktualisht, mund të thuhet pa gabuar aspak që nuk jemi në gjendje të bëjmë një matje, sepse nuk kemi peshore objektive, sepse nuk kemi pajtim se çfarë kemi trashëguar si shoqëri, sepse nuk dimë të krahasohemi, sepse nuk arrijmë të përkthejmë në një gjuhë të pranueshme dhe të kuptueshme për të gjithë, vlerat që i kemi sot, dhe që duhet t’i mbërrijmë tash e tutje për të mbërritur aty ku synojmë, në Bashkimin Evropian. Është iluzion i madh të mendohet që ka një ndryshim aq rrënjësor i fatit në një vend, në një shoqëri.
Gjithçka është vazhdimësi, si tek njeriu dhe familja, ashtu edhe tek një vend, tek një shtet.
Nëse dallga spastruese në bregdet është selektive dhe me kapërcime, hop këtu, por ndal atje, automatikisht kjo dallgë shndërrohet në një dallgë politike, krejtësisht ose pothuajse, në të kundërtën e saj. Dhe më keq akoma, nxit luftënxitjen politike, pasiqë të gjithë e dimë, se abuzivizmi shqiptar nuk është i pavarur, por në të kundërt, krejt i ndërvarur nga referentë përfitues të klasës politike.
E kemi thënë kaherë dhe dua ta përsëris edhe sot:
Për ne procesi i integrimit europian nuk është udhëtim për diku jashtë Maqedonis, por rrugëtim brenda nesh, për ta ndërtuar shtetin këtu, në rrugët, shkollat, shërbimet publike, ekonominë dhe rendin ligjor e sigurinë tonë.
Integrimi europian nuk është për ne një provim para të tjerëve, po një sprovë përpara vetes dhe gjeneratës tjetër të shoqëris.
Të vazhdojmë të ndryshojmë cilësisht kulturën politike e qeverisëse, për ta vënë shtetin në shërbim të qytetarëve dhe qeverisjen në shërbim të zgjedhësve. Të vazhdojmë të ecim më shpejt në rrugën për të vendosur rendin ligjor dhe për të rilindur ekonominë.
Duke marr si shembull që shtete, e kombe nga kontinente të ndryshme kanë arritur të mobilizohen, atëherë pse ne të mos e bëjmë të njëjtën gjë sepse fundja mobilizimi dhe angazhimi i të gjithëve shënon rezultate në të mirë të shtetit dhe përmirësimit të imazhit të shoqërisë tonë.

Selim Iljazi- Opinionist

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments