Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTani e kuptova perse dikush vuri bombe para hyrjes se baneses sime

Tani e kuptova perse dikush vuri bombe para hyrjes se baneses sime

Ish Ministri i Arsimit dhe ish anetari i PDSH-se,Sulejman Rushiti reagon pas ‘bombes’ nr 8 ne profilin e tij ne facebook:

Tani kur u dëshmuan dilemat mbi funksionimin e shtetit dhe partive edhe unë e kam më të qartë përse dikush vuri bombë para hyrjes së banesës sime, ndërsa edhe pse isha deputet sot e kësaj dite nuk morra një sqarim zyrtar për atë rast.

Tani besoj, e kanë të qartë edhe skeptikët përse ndodhën të gjitha ato kërcënime ndaj meje, të gjitha shpifjet, gjatë të gjthë karrierës sime dhjetëvjeçare politike. Kur u largova prej politikës ditore thashë se largohem nga politika për shkak se partitë janë kapur nga liderët dhe trajtohen si kompani private.

Dhe këto kompani private në tregun politik na ofrojnë neve per shitje. Atëbotë thash që do të jap përkrahjen të gjitha forcave progresive të cilat do të zotohen se do ta kthejnë lirinë, do ta dekriminalizojnë politikën, do të ndërtojnë institucione të fuqishme demokratike dhe do të ndërtojnë shtet për qytetarin dhe jo shtet armik i qytetarit. Unë do të merrem me politikë, jo për të gjetur vend pune për vete, edhe pse jam zyrtarisht i papunë por sepse ia kam borxh familjes sime, ua kam borxh fëmijëve të mi, të gjithë atë shqetësim të shkaktuar nga krimi i instaluar në politikë.

Prandaj nuk jam angazhuar në strukturat e asnjë nga lëvizjet e reja nga të cilat kam ofertë. Unë do të jap përkrahjen parimore pa kërkuar në këmbim ndonjë post. Mjafton të vendoset e drejta dhe unë do të vazhdoj të jetoj modestisht dhe i lumtur.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments