Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiStrugani Lulzim Zhaku – Aliu, njeriu i kontributeve dhe veprave që nuk...

Strugani Lulzim Zhaku – Aliu, njeriu i kontributeve dhe veprave që nuk duhet harruar (FOTO-VIDEO))

Në çdo bisedë për diasporën shqiptare në Zvicër, nuk mund të mos flitet për Lulzim Zhakun – Aliun, njeriun që për shumë vite dha gjithçka për të ndihmuar aktivitete të ndryshme kombëtare. Por emri i tij ka vulosur edhe shumë aktivitete sportive, pasi që është një kontribuesit më të mëdhenj të sportit shqiptar që ka ndikuar në ngritjen e tij në nivelet më të larta ndërkombëtare. Ai tashmë tre dekada jeton dhe vepron në Cyrih të Zvicrës, kur gjithmonë ka qenë njeriu që ka dhënë përkrahje për nisma dhe aktivitete kombëtare, sportive, kulturore dhe fetare. Por Lulzim Zhaku – Aliu shquhet si veprimtari që ka mbështetur shumë emra të sportistëve shqiptarë për të jetësuar idealet e tyre dhe karrierën profesionale. Ata emra janë tejet të njohur që kanë arritur të shpallen kampionë evropian dhe botëror, ndër të cilët, Enver Idrizi, Mirdi Limani, Albert Selimi, Blerim Xhemaili, Azem Maksutaj dhe emra të tjerë. Ai ka dhënë kontribut të madh duke lobuar në anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

 

Ideatori i Ligës së përbashkët kombëtare

Liga e përbashkët e futbollit Kosovë-Shqipëri-Ilirida ku do të merrnin pjesë futbollistët nga të gjitha trojet shqiptare vazhdon të mbetët dëshira me e madhe futbolldashësve shqitparë. Një nga ideatorët e kësaj lige është Lulzimi, i cili nuk ndalet së punuari për të afirmuar realizimin e këtij projekti kombëtar. Ai thotë se tashmë e ka projektuar edhe topin me të cilin do të luhej në këtë Ligë me ngjyrat ‘Kuq-zi e gjelbërt’.


Ai thotë se trojet shqiptare kanë nevojë për themelimin e një lige të tillë Kombëtare. “Nëse bashkohen të gjithë në një ligë, atëherë edhe futbolli shqiptar do të ishte me i fortë në arenën ndërkombëtare. Do të rritej cilësia e futbollistëve dhe stadiumet do të ishin të mbushura me tifozë””, ka thënë Zhaku-Aliu. Ky projekt i tij ka gjetur mbështetje edhe tek shumë veprimtarë sporti, futbollistë shqiptarë, por edhe tek klube futbolli.

Brendi i njohur Lulzim Zhaku – Aliu

Emri i tij është një brend i krijuar me dekada duke qenë një nga kompanitë e mirënjohura shqiptare në diaspora. Kjo kompani pra që njihet me emrin “Lulzim Zhaku – Aliu” kurrë nuk ka ndalur aktivitetin e përkrahjes dhe se këtë mision e vazhdon edhe sot. Janë shumë emra të fushave të ndryshme që kanë gjetur mbështetjen e biznesmenit strugan, por që për këtë nuk dëshiron të flasë, pasi që misioni i tij është me zemër dhe shpirt, për të zhvilluar vlerat dhe veprat kombëtare.(INA)

 

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments