Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiStrugani Hamza Zylali shpallet Kampion Mbarëkombëtar në Karate (FOTO)

Strugani Hamza Zylali shpallet Kampion Mbarëkombëtar në Karate (FOTO)

Hamza Zylali Kampion Mbarkombëtar në Karate

Sot 28.nëntor.2018 në kryeqendrën shqiptare në Tiranë, në një atmosferë festive për nder të flamurit shqiptar, u zhvillua Kampionati i 19 Mbarkombëtar në Karate, për kadet, junior dhe Senior.
Morën pjesë rreth 200 sportistë nga të gjitha trojet shqiptare si: Shqipëria, Kosova, Unioni i Karatesë Shqiptare nga Maqedonia dhe Klubet Shqiptare nga Ulqini.
Në këtë ngjarje të madhe kombëtare në kuadër te Unionit të Karatesë Shqiptare në Maqedoni, mori pjesë edhe Klubi i Karatesë “Drini”nga Struga, me dy sportistë: Hamza Zylali – kadet -70kg dhe Velerda Seferi kadete – kata.
Në këtë manifestim morën pjesë figura të rëndësishme të jetës sportive por edhe ambasadori i Japonisë në Shqipëri. Fjalë rasti, gjatë hapjes së kampionatit, mbajti dhe kryetari i UKSHM z. Alim Hajredini.
Hamza Zylali në stilin e një kampioni fitoj katër lufta sportive me rezultat të thellë (9:1, 10:1, 8:0 dhe finalen 6:1) dhe me plotë meritë u shpall Kampion Mbarkombetar në Karate.
Ndërsa garuesja jonë e re Velerda Seferi këtë radhë nuk pati fat, fitoj të parë dhe e humb ndeshjen e dytë.
Sportistët tanë në këtë kampionat i udhëhoqi trajneri Shaban Murtishi.

Por klubi jonë nuk ndalet këtu, pasi sonte në ora 22:00 nga Shkupi, tre anëtaret e Klubit tonë Loriana Ramo dhe dy motrat Zana dhe Ilira Xheladini si anëtare të reprezentacionit të Maqedonisë, do të udhëtojnë për në Kampionatin Ballkanik të Karatesë, që nga data 29-02 – dhjetor – 2018 do të mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments