Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeUncategorizedStrugani Fatos Lumani emërohet drejtor i Ansamblit Shtetëror Shqiptar të Maqedonisë

Strugani Fatos Lumani emërohet drejtor i Ansamblit Shtetëror Shqiptar të Maqedonisë

Profesori universitar i artit muzikor, Fatos Lumani është emëruar drejtor i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Burimore Shqipe të Maqedonisë (ASHKVBSHM) që u formua këtë vit nga Ministria e Kulturës, njofton Portalb.mk.

Në vazhdën e emërimit të tij, Lumani edhe zyrtarisht ka marrë sot postin nga sekretari shtetëror kulturor, Valmir Aziri i cili edhe njoftoi për nisjen me punë të këtij Ansambli. “Ky institucion i cili edhe zyrtarisht nga sot nis me punë në krye me Lumanin shënon një hap të rëndësishëm për kulturën tonë shqiptare duke kultivuar dhe ruajtur vlerat dhe traditat e mirëfillta të kombit shqiptar. Ministria e kulturës do të jep mbështetje të pakusht dhe të pa rezervë për ngritjen dhe ecurinë e këtij Institucioni me vlera për të gjithë ne”, shprehet sekretari kulturor, Valmir Aziri.

Fatos Lumani lindi në Strugë ne vitin 1983. Kontaktet e para me muzikën i pati që në moshën 11 vjeçare, kur mori edhe mësimet e para në instrumentin e kitarës. Në periudhën e viteve 1998-2002 u regjistrua dhe e kreu me sukses shkollën e mesme të muzikës ”Ilija Nikolovski Luj”, paralelja e Tetovës.

Më 2002-2003 Fatos Lumani fitoi konkursin për të drejtën e studimit në Akademinë e Arteve në Tiranë, Fakulteti i muzikës, specialiteti kompozicion, në klasën e Thoma Gaqi. Fatos Lumani diplomohet në 2006 me veprën simfonike “Simfonieta” dhe mbi bazë të suksesit që tregoi në katër vitet e studimit ai emërohet si pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë 2006/2007 (asistent në lëndët harmoni, kontrapunkt, teknikë seriale) dhe në 2007/2008 ligjërues i lëndës Teknika Aleatorike. Po në këtë vit Fatos Lumani përfundon studimet master duke mbrojtur temën në analizë forme “Kreshendoja artistike te Witold Lutoslawski”. Në vitin 2017 doktoron me temën “Ndikimi i folklorit në muzikën Simfonike Shqiptare” pranë Qendrës Studimore Albanologjike të Tiranës, në drejtimin e folklorit muzikor shqiptar me mentor Agron Xhagolli.

Në vitin 2009 – 2013 Fatos Lumani zgjidhet Shef i Programit Studimor “Art Muzikor” në Drejtimin e Muzikës pranë fakultetit të Arteve në “Universitetin Shtetëror të Tetovës” ku dhe sot ligjëron lëndët “Harmoni Analitike” dhe “Analizë Forme”, si dhe ushtron detyrën e Prodekanit për Shkencë në të njëjtin Universitet.
Gjithashtu vlen të përmendet se Fatos Lumani është anëtar i rregullt i “Lidhjes së Kompozitorëve të Republikës së Maqedonisë”. Ai ka marrë si kompozitor disa çmime dhe ka qenë pjesëmarrës në disa festivale.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments