Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiStrugani Agon Hani nga Akademia Pandev në testim në Bari-Itali

Strugani Agon Hani nga Akademia Pandev në testim në Bari-Itali

Skautët e klubeve të njohura futbollistike nuk pushojnë duke përcjellur hap pas hapi futbollistin e ri strugan, Agon Hani, i cili është pjesë e ekipit “Akademia Pandev” dhe titullar në formacionet e përfaqsueses së maqedonisë në grupmoshat e reja.

Një nga drejtuesit e “Akademia Pandev”, traineri Jugosllav Trençovski, lidhur me shkuarjen e Agon Hanit në Bari të Italisë, është shprehur: “Që para disa ditësh na ka ardhë ftesa për Agon Hanin, lojtar mesfushor sulmues,  që të kalojë një fazë verifikuese testimi në klubin futbollistik Bari të këtij qyteti. Kjo nuk na ka befasuar aspak, sepse klubet italiane vazhdimisht janë duke përcjellur aktivitetin e tij, lëvizjet dhe zhvillimin e këtoj lojtari që do ta quaj exktra-klase. Agon Hani është i datëlindjes ’98 dhe italianët ia kanë vënë syrin pas ndeshjeve ndërmjet përfaqsueseve të Italisë dhe Maqedonisë të grupmoshave rinore që u mbajt vitin e kaluar si dhe pas ndeshjes në turneun ndërkombëtar që u zhvillua në Brashov të Rumanisë, ku Agon Hani ka lënë mbresa të një lojtari të spikatur”.

Kështu Agon Hani, gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do të qëndrojë në Bari, në një fazë verifikuese dhe testimi të formës së tij, pregatitjes psiko-fizike, njohurive, shkathësive futbollistike, afinitetet për lojë individuale dhe kolektive ku sidomos loja kolektive është mjaft e theksuar tek ai.

Nga biseda me babain e tij, Qemal Hani, që është shoqëruesi i Agon Hanit në testimin dhjetëditor në Bari, tani për tani nuk jep ndonjë hollësi ose parashikim, përderisa të mos përfundojë kjo fazë e testimit. “Agoni ka pasë edhe ftesa tjera për paraqitje në prova e testime në disa vende, përfshirë Zvicrrën, Kroacinë, Slloveninë etj, duke pasë parasysh pozitën e tij prej mesfushori sulmues me afinitete dhe shkathtësi të golashënuesit të spikatur, por tani kjo është ftesë që i bëhet përmes Akademia Pandev dhe ia vlen të shihet mundësia për perspektivën e tij në tapetin e gjelbërt, aty ku Agoni më së miri e gjen veten”-theksoi shkurt Qemal Hani. (Mehmet Latifi/INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments