Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiStruga përballet me problemin e qenve endacakë (VIDEO)

Struga përballet me problemin e qenve endacakë (VIDEO)

Dhjetëra banorë të Strugës gjatë vitit 2018 kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore në spitalin e qytetit si pasojë e kafshimeve nga qentë endacakë. Nga spitali njoftojnë se mosha mesatare e personave të sulmuar nga qentë sillet prej 35 deri në 50 vjet. Kafshimi nga qentë e pa- vaksinuar mund të jetë i rrezikshëm dhe të shkaktojë pasoja të rënda për shëndetin e njerëzve. Përveç mjekëve, angazhim si pasojë e qenve endacakë kishin edhe avokatët. Me ndihmën e tyre, qytetarët e sulmuar kërkonin kompensim nga shteti.

Qytetarët shprehen se për çdo ditë janë dëshmitarë të qenve endacakë nëpër qytet. Disa thonë se kanë ndërmarrë nisma individuale.

Rekomandimi është që të tredhen dhe t’i pranojë ndonjë institucion. Më herët, kishte shërbim për kapjen e tyre, komuna ndante mjete për këtë shërbim dhe për këtë efikasiteti ishte më i madh”.

“Njëherë më kujtohet, aq keq më sulmuan saqë u frikësova shumë. Nëse nuk ndërmerret diç, do të jetë shumë keq, sidomos për fëmijët”.

“ Në godinë më thanë se janë grumbulluar poshtë tek ne dhe se njërin prej banorëve të godinës për pak e kanë ngulfatur”.

Por, kryetari Merko para pak kohe deklaroi se në Strugë nuk ka shumë qen endacakë.

Dilni dhe shikoni nëse ka qen. Do të shohim si do të veprojmë me Ligjin e ri që pritet ta miratojë Qeveria. Nëse janë pesë apo dhjetë, nuk janë shumë- deklaroi Ramiz Merko.

Por, qytetarët nuk mendojnë ashtu. Prindërit e fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore nga Struga që në muajin nëntor përmes letër deri tek mediat iu apeluan autoriteteve lokale të ndërmarrim masa urgjente për kapërcimin e problemit me qentë endacak në qytet, të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments