Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiStruga nesër dhe pasnesër do të jetë mikpritëse e 50 arbëreshëve

Struga nesër dhe pasnesër do të jetë mikpritëse e 50 arbëreshëve

Në datën 28-29 prill Struga do të jetë mikpritëse e 50 arbëreshëve. Këta shqiptarë të lashtë për nga origjina janë vijnë për të vizituar fshatin Livadhi, në vendin ku është zhvilluar beteja e Gjergj Kastriotit kundër osmallinjëve, ky pelegrinazh realizohet në nder të së Martës së Fitores së Madhe dhe betejës së Livadhisë.
Dita e së Martës së Fitores së Madhe është festë tradicionale për arbëreshët. Në grupin prej 50 anëtarësh ka edhe kryetarë të komunave arbëreshe, midis tyre edhe pasardhësi i 16-të i Skënder eut. Në orën 19.00 të datës 28 prill do të vendosen kurora dafine në lapidarin kushtuar ushtarëve që humbën jetën në betejën kundër osmallinjve. Në mbrëmje arbëreshët do të përformojnë një program artistik me melos kombëtar përpara teatrit Poshka, buzë Drinit të Zi.
Gjithashtu kurora dafine do të vendosen edhe në monumentin Nënë Tereza në sheshin e Strugës në orën 20.30.
Në datën 29 prill do të vazhdojnë vizitën e tyre në Ohër, Pogradec dhe Shën Naum për të shkuar më pas në Pogradec.
Kjo vizitë historike mbështetet financiarisht nga qytetarët e qytetit të Strugës për të dëshmuar dashurinë dhe respektin e tyre ndaj këtyre shqiptarëve të veçantë që na nderojnë prej shekujsh në Itali.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e aktiviteteve të tyre duke u bërë bashkë në një ngjarje me vlera të mëdha patriotike dhe mikpritjeje.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments