Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiStruga është e "kapur" nga kapo bandat që "bëjnë ligjin", shumica e...

Struga është e “kapur” nga kapo bandat që “bëjnë ligjin”, shumica e intelektualëve janë “shitur” te partia

Qyteti i Strugës po perballet me shumë probleme të cilat ja marrin frymën qytetit,ato janë probleme të natyrave të ndryshme,probleme këto të cilat e ngadalësojnë ose ndalojnë avancimin e Strugës në të gjitha sferat, shkruan Struga Ekspres.

Shumë Intelektual në Strugë janë të pergjumur ateherë kur duhet të reagojnë më shumë pas çdo të keqe që perballet qyteti( përjashtojmë këtu disa intelektual të guximshëm që mund të numërohen me gishta).

Këto burra të këtij qyteti janë bërë mashë e ndonjë partie apo interesi personal.Ata janë aktiv më shume kur pushteti lokal apo qendror organizon ndonjë manifestim,drekë apo darkë.Ata ashtu të “fryre”,dhe të veshur me kollare ekspozohen duke garuar më shumë se kush të jetë i pari në qendër të vëmendjes të publikut apo të mediave duke luajtur rolin e hipokritit.

Kur duhet të reagojnë për deponinë e plehrave,problemet e shkollave,rrugëve,mungesa e ujit në disa zona të Strugës,mosrespektimi i dygjuhesise,papunesinë e madhe në qytet,për librezên partiake e cila është më e fortë se diploma e shkollës, për prezencën e kapo bandave që bëjnë “ligjin” në Strugë, largimin masiv të qytetarëve nga qyteti,mungesën e një teatri që duhet financuar nga shteti,mungesa e sigurisë, dhe shumë e shumê halle të tjera,ata zgjedhin të heshtin ose këto probleme i trajtojnë nëpër lokale të Struges,(herë herë kthejnë kokën pas se mos i degjoj ndonjë për ato qe flasin).

Ndoshta nuk kanë “fajë”,sepse kanë femijët e tyre në punë dhe nuk duan të prishin rehatinë e tyre.

Po ata mijëra të rinjë që u larguan nga Struga dhe që ne ua vramë ëndrrat dhe shpresat për një jetë më të mirë!?

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments